osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Profili i paautorizuar i Alqi Bllakos/ Nga emërimi si sekretar në moshën 26-vjeçare, tek karriera në PS

Profili i paautorizuar i Alqi Bllakos/ Nga emërimi si sekretar në moshën 26-vjeçare, tek karriera në PS

“Njihuni me Alqi Bllakon, ai është dëshmia se po të punosh fort, mund t’i arrish qëllimet e tua në jetë”. Ky është mesazhi me të cilin prezantohej asokohe kandidati për deputet i Partisë Socialiste, në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Rrugëtimi politik i Alqi Bllakos nis në vitin 2013, ku në logon e LSI-së, edhe pse vetëm 26 vjeç u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, pozicion që do të ndikonte drejtpërdrejtë në karrierën e tij të mëvonshme.

Në këtë periudhë, Bllako u mor me procedurat për lidhjen e kontratave për 3 impiante të trajtimit të mbetjeve në Elbasan-Tiranë-Fier, 2 prej të cilave deri më tani, sipas SPAK, përbëjnë një aferë korruptive.

Bllako, ishte i besuari i parë që Ilir Meta mori në Presidencë në 2017-n, kur u zgjodh në krye të shtetit duke e vënë në krye të administratës së institucionit.

Pas largimit nga Presidenca, në shkurt 2019, Bllako i bashkohet socialistëve, kohë në të cilën edhe Lefter Koka braktisi LSI-në duke mos djegur mandatin e deputetit. Tranzicioni e gjeti në një pozicion të ri Alqi Bllakon, atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizime.

Në vitin 2021, Edi Rama i besoi Alqi Bllakos një vend në kufirin e listës së sigurt për zgjedhjet parlamentare, duke e kandiduar në qarkun e Tiranës.

Angazhimi i tij, tërhoqi vëmendjen e presidentit Meta, i cili e sulmoi publikisht 3 ditë para zgjedhjeve. Por, pavarësisht sulmeve, Bllako arriti të zgjidhej deputet me plot 8753vota, duke lënë jashtë parlamentit emra të njohur për socialistët, si Pandeli Majko, e Ervin Bushati.

Akuzat ndaj tij për inceneratorët u intensifikuan dhe më shumë në Kuvend, por Bllakoi quajti ato mashtrime politike. Për të dhënë dëshminë e tij, Bllako u thirr në SPAK, në 18 shkurt 2022, ndërsa4 ditë më vonë u paraqit si dëshmitar edhe në Komisionin hetimor për inceneratorët, ku refuzoi të përgjigjej.

Arrestimi i tij mund të jetë çështje kohe ndërsa tërheqja nga mandati do të rikthente në parlament Pandeli Majkon, i cili renditej i 19-ti në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë./A2