Kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek akuzat që lëshoi dje dëshmitari X, Albert Veliu, ku ky i fundit denonconte veprimtaritë e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhjafaj, vjen lëvizja e radhës nga Partia Demokratike.
Basha po zhvillon ditën e sotme në orën 12:00 një mbledhje me aleatët në selinë e PD. Po ashtu burimet thanë se priten të diskutohen disa çështje që lidhjen me lëvizjen e opozitës, ndërsa priten vendime të mëdha.