Ato janë dy nga motrat më të njohura në Shqipëri dhe që në moshë të vogël janë bërë pjesë e botës së muzikës. Irma dhe Eranda Libohova janë dy nga këngëtaret me zërin më të bukur në vendin tonë dhe me këngët e tyre kanë bërë gjithë publikun për vete.
Por nëse keni pyetur ndonjëherë veten se nga e kanë trashëguar talentin dy motrat e njohura, ditën e sotme Eranda e ka zbuluar se zërin e bukur e kanë marr nga nëna e tyre.
Pak më parë ajo ka shpërndarë një video në profilin e saj në Instagram, ku shihet nëna e saj duke kënduar një këngë popullore.
Ato i kanë ndërthurur zërat aq bukur, sa që të gjithë ndjekësit janë mahnitur nga ky duet i mrekullueshëm.