osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Berisha kujton se mund të bëjë ende me shqiptarët atë që administratori i Astirit bëri me macen e gjorë

Berisha kujton se mund të bëjë ende me shqiptarët atë që administratori i Astirit bëri me macen e gjorë

Nga Alba Malltezi

Ish-kryeministri, ish-presidenti, ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha krenohet sot dhe u jep një mesazh të tijëve dhe të tjerëve se “ai erdhi në pushtet edhe pasi bëri 1997…” jo më sot.

Si për të na kujtuar të gjithëve se sa e sa herë na e ka vendosur atë këmbën në qafë si ajo macja e gjorë e shkelmuar nga administratori në pallatin në Astir.

Pas vendimit të gjykatës, (ose më mirë të shoferit të Rilindjes Demokratike bërë gjykatës) për marrjen e drejtimit të PD-së nga Foltorja, urryesit dhe agresivët që e ndjekin dhe e adhurojnë, kanë marrë zemër. Mezi presin të sulmojnë, të djegin, të fitojnë.

Por kjo është ëndrra në sirtar vetëm e Sali Berishës dhe atij pak grushti njerëzish që disa antishqiptarë përbetohen ta shesin si shumicën e asgjëje, sepse as Shqipëria dhe as shqiptarët nuk mund të jenë më kurrë ajo macja e gjorë që përfundoi në thesin e zi prej plastmasi në pallatin e Astirit.

Ky grusht urrejtësish dhe agresivësh ngushëllohen dhe me atë që Berisha dhe të tijët iu ofron: “Hë se ndërkombëtarët harrojnë! Më izoluan në 1997, por në 2005 erdha prapë. E prapë kështu do të ndodhë!” Duke harruar se sot e gjithë bota është në alam dhe e përbetuar të mos jetë më tolerante me kërcënuesit e demokracive se siç po e shohim duket e qartë tashmë se ku dëshirojnë, herët a vonë, të shkojnë.

Shqiptarëve, anembanë e kudo, iu ndizet llampa e alarmit sa herë Sali Berisha i afrohet pushtetit, sa herë ai dhe të tijët kërcënojnë se do të marrin në dorë atë që ja hoqën siç e meriton. Nuk ka gjë që i mobilizon më shumë të gjithë, sa ëndrra e Sali Berishës për të arritur sërish në krye të vendit. Duket se në 10 vitet e fundit e vetmja kauzë që bashkon njerëzit që duan Shqipërinë është vetëm një: Të izolojnë sa më shumë Sali Berishën, njeriun që shkatërron me zell shkallët e qytetërimit që shqiptarët me mundim po i ndërtojnë.