osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Zgjedhjet e 3 prillit alarmojnë ndërkombëtarët: Frikë nga përshkallëzimi i protestave, ja taktika e Beogradit për destabilizim të Kosovës

Zgjedhjet e 3 prillit alarmojnë ndërkombëtarët: Frikë nga përshkallëzimi i protestave, ja taktika e Beogradit për destabilizim të Kosovës

Tensionohet situata mes Kosovës dhe Serbisë. Vendimi i kryeministrit Albin Kurti për mos hapjen e kutive të votimit për zgjedhjet e 3 prillit, ngriti qindra serbë në protesta ditën e djeshme në veri të Kosovës, të cilat fatmirësisht u mbyllën pa incidente.

Ekspertët politikë pretendojnë se Beogradi po i përdor zgjedhjet si taktikë për të destabilizuar Kosovën, në një moment delikat gjatë luftës Rusi-Ukrainë. Kurti deklaroi se vendimi nuk ishte politik, por është ndërmarrë nga Këshilli Gjyqësor. Ndërkombëtarët reaguan të alarmuar. Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Kosovë, kanë thënë se janë të shqetësuar për rrezikun e përshkallëzimit apo dhunës në protestat e djeshme.

Protestat u përqendruan në Mitrovicën e Veriut, ndërsa banorët e komunave me shumicë serbe në jug të Ibrit, arritën në mënyrë të organizuar në Graçanicë. Përpara se protesta të niste, disa mjete të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës u vendosën në veri të vendit.

Punonjësit e institucioneve të financuara nga Serbia i janë bashkuar protestës ndërsa të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët me kombësi serbe që punojnë në gjykatat e Kosovës, kanë bojkotuar punën pas vendimit për pezullimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviq.

Alarmi nga ndërkombëtarët

Vendet e Quint-it dhe BE-së, kanë përsëritur thirrjet ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo retorikë apo vendim, që mund të çojë në rritje të tensioneve. Në një deklaratë të përbashkët, shefat e misionit të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, shprehën frikën për përshkallëzim të situatës.

Plani i Serbisë

Analisti politik, Milazim Krasniqin, u shpreh ditën e djeshme se kërkesa e Serbisë për t’i shtrirë zgjedhjet e veta në Kosovë është pjesë e taktikave të saj për ta destabilizuar Kosovën, aq me tepër në këtë moment kur është lufta në Ukrainë dhe Rusisë i duhet hapja e ndonjë vatre në zemrën e NATO-s.

“Kërkesa e Serbisë për t’i shtrirë zgjedhjet e veta në Kosovë, është pjesë e taktikave të presionit dhe të përpjekjes së Serbisë për ta destabilizuar Kosovën. Aq më tepër në këtë moment kur është lufta në Ukrainë dhe Rusisë i duhet hapja e ndonjë vatre në zemrën e NATO-s.

Kjo kërkesë më shumë merr konotacione të një rreziku të sigurisë, se sa të përmbushjes së ndonjë kërkese për proces demokratik. Prandaj në këtë kuptim, kërkesat e Serbisë janë gjithmonë të njohura dhe gjithmonë absurde,” ka thënë Krasniqi për mediat kosovare.

Kurti reagon pas protestave në Veri

Kryeministri i Kosovës, reagoi pas protestave në disa komuna me shumicë serbe, ku u akuzua se qëndron mbrapa pezullimit nga puna të gjyqtares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq. Kurti, tha se ai nuk është as kryetar dhe as anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe se gjyqësori është i pavarur nga ekzekutivi. “Unë nuk jam as kryetar dhe as anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Gjyqësori është i pavarur nga Qeveria. Ndoshta në Serbi presidenti pezullon dhe largon gjyqtarët dhe prokurorët. Ky nuk është rasti në Kosovë ose me gjyqtaren Stevanoviq. Ne jemi vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, plotësisht në linjë me BE-në dhe NATO-n”, përfundoi Kurti.

Vuçiç akuza Kurtit

Vuçiç akuzoi Kurtin se po sulmon serbët, duke shkelur marrëveshjen e Brukselit. “Kurti është ai që dëshiron të shkatërrojë paqen në Kosovë dhe Metohi dhe ai që dëshiron të sulmojë popullin serb kudo ku jeton, me vendimet e tij, si në jug ashtu edhe në veri të Kosovës dhe Metohisë. Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më”, u shpreh Kurti. Në vitin 2013, në Bruksel u arrit marrëveshja për integrimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe policisë serbe në institucionet e Kosovës.