Sali Berisha deklaroi nga selia e PD se vendimi për shpalljen e tij non-grata erdhi nga hiçi.
Ai tha se ky ishte një vendim i diktuar nga Edi Rama dhe për këtë edhe vetë kongresmenët amerikanë i kanë bërë me dije sekretarit Blinken, se është vendim pa prova.
Së pari, besoj se pyetjen e ke të tepërt, në kuptimin që përgjigjen më të shkëlqyer asaj pyetje, ia kanë dhënë demokratët me votën e lirë. Marrëdhëniet e mija me SHBA janë dhe do të mbeten marrëdhënie të diktuara nga vlerat e lirisë, parimet e demokracisë, që ndajnë popujt e lirë.
Por do të të jap edhe një përgjigje të dytë. Kjo parti, është parti e spektrit konservatore dhe ka për partnere Partinë Republikane, dhe ju jeni dëshmitarë se eksponentë ndër më të rëndësishmit, të niveleve më të larta të kësaj partie, e kanë quajtur vendimin e sekretarit të shtetit, një vendim të mirëfilltë politik të ndikuar nga George Soros për të ndihmuar Edi Ramën.
Nuk është vetëm kjo, ju keni një kongresmen që i tha publikisht sekretarit të shtetit se vendimi vjen nga hiçi, dhe se nuk ekziston asnjë provë. Ka një realitet që e qujanë vendim i George Soros dhe një që e quajnë vendim politik.
Duke deklaruar të gjitha këto, në momentin që të publikohet një fakt i vetëm, një provë e vetme se unë apo fëmijët e mi kanë përfituar nga pasuritë publike qoftë edhe një qindarkë, unë marrë vendim për veten time. Përdryshe qëndrojnë shqiptarët krenarë.