Kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj në një konferencë për mediat, ka deklaruar se nuk mund të mposhtet Edi Rama duke patur brenda sanksione nga SHBA.
Ai tha se Rama nuk mposhtet kur brenda PD ka sanksione, ndërsa ka bërë thirrje për rikthehemi tek vlerat e PD dhe demokratëve.
“Nuk rrëzohet Edi Rama duke patur në gjirin tonë jo vetëm një etiketim por duke patur edhe sanksione në gjirin tonë. Unë besoj se edhe sot siç edhe ndodhi, qëndrimet janë këto.
Thirrja ime është për të gjithë anëtarët, ndjesë nëse kam tejkaluar ndonjë gjë nga ajo që ata mendojnë. E vetmja gjë që vendos shpirtrat tanë në qetësi është vlerat dhe e mira e PD”, tha Alibeaj.