osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dopjo gjashtën në dorë

Dopjo gjashtën në dorë

Ata nuk kanë asgjë me qytetarin Agron Xhafaj por kanë shumë inat dhe mllef me ish – Kryetarin e Komisionit të Reformës në Drejtësi z. Fatmir Xhafaj; ata e kanë me pushtetin aktual të cilin e dinë se nuk mund ta rrëzojnë me votë (siç e kanë pohuar vetë ) dhe nëpërmjet normalitetit demokratik; ata e kanë me përparimin e Shqipërisë drejt BE-së i cili i tremb sepse iu shton mundësitë e skarcimit politik dhe të ndëshkimit juridik.

Nga Viktor Malaj

Ajo kishte dhe ka për qëllim: dobësimin e qeverisjes dhe mbijetesën politike të grupit akuzues; pengimin e Reformës në Drejtësi dhe hakmarrjen ndaj saj si dhe vonesën dhe pengimin e avancimit të Shqipërisë drejt BE-së.

Këto tre synime të kësaj fushate kanë si objektiv përfundimtar rikthimin në pushtet pa u ndëshkuar të mëkatarëve kryesorë të këtyre 28 viteve, të autorëve kryesorë të “krimeve të tmerrshme të pas 1990” (Donald Lu ) dhe pastaj vetëshpalljen e tyre çfarë s’kanë qenë kurrë: promotorë të drejtësisë, përparimit dhe demokracisë.

Presionet për arrestimin e qytetarit Agron Xhafaj i cili, 16 vjet më parë, kur ishte 25 vjeç kishte marrë pjesë në trafikun e drogës në Itali, ishte arrestuar dhe liruar pas një muaji nga autoritetet italiane dhe nuk ishte lejuar më vonë prej tyre për t’u paraqitur fizikisht dhe vetëmbrojtur ligjërisht gjatë hetimit dhe gjykimit penal, nuk janë qendrime dhe as presione në shërbim të ligjit dhe drejtësisë por janë artifice njerëzish të dëshpëruar nga mungesa e pushtetit të sotëm dhe pasiguria e lirisë së nesërme për shkak të krimeve të tyre të djeshme.

Ata nuk kanë asgjë me qytetarin Agron Xhafaj por kanë shumë inat dhe mllef me ish – Kryetarin e Komisionit të Reformës në Drejtësi z. Fatmir Xhafaj; ata e kanë me pushtetin aktual të cilin e dinë se nuk mund ta rrëzojnë me votë (siç e kanë pohuar vetë ) dhe nëpërmjet normalitetit demokratik; ata e kanë me përparimin e Shqipërisë drejt BE-së i cili i tremb sepse iu shton mundësitë e skarcimit politik dhe të ndëshkimit juridik.

Kur e panë se dolën bllof me akuzën e mosekstradimit në Itali pasi nuk kishte as kërkesë për ekstradim dhe as shpallje në kërkim nga shteti që e kishte dënuar, sharlatanët politikë hodhën në tavolinë kartën mashtruese të ndryshimit të neneve të ekstradimit nga Ministri Xhafaj për të mbrojtur të vëllanë. Kur edhe kjo flluskë sapuni iu plasi, përgatitën dhe nxorën në skenë një audiokasetë e cila, edhe sikur të ishte e vërtetë, për mendjen e çdo juristi normal, nuk përmbante asnjë element veprash penale. Për të shpëlarë trutë e njerëzve nxorën në ekrane televizive një lamash që ka shërbyer 4-5 muaj si ministër “teknik” drejtësie i cili, me gjykime baritore, pohoi se “është e vërtetë se Agron Xhafaj nuk ka qenë i shpallur në kërkim por duhej që shteti shqiptar t’i kërkonte Italisë shpalljen e tij në kërkim…”.

Agron Xhafaj u vetëdorëzua në Itali dhe ky akt përbën një sfidë të madhe dhe shumëdimensionale. Duket sikur z. Xhafaj, me aktin e tij, i thotë bandës politiko – terroriste që organizoi fushatën ndaj tij: Unë po shkoj në burg pa më kërkuar akuzuesit dhe dënuesit e mi. Po ju, çfarë do të bëni kur t’ju kërkojnë për krimet që kini kryer ? Do të fshiheni ? Do të refuzoni të paraqiteni apo do të organizoni protesta me banditët dhe kokëboshët tuaj kundër “persekutimit politik” që do ju bëhet për krimet ordinere që kini kryer ? Po ti “Bajraktar” që ke rrahur, fyer, shpifur, kanosur, falsifikuar, burgosur e vrarë dhe as je penduar, as gjykuar e, madje, je krenuar; që ke djegur vendin dhe redaksitë e gazetave; ke bërë kontrabandë nafte, armësh dhe trafik votash, që ke falsifikuar dhe dhunuar zgjedhje, që prodhimin dhe trafikun e drogës e ke pasur politikë shtetërore; që ke urdhëruar përdorimin e aviacionit dhe Lëndëve Helmuese Luftarake ndaj popullit tënd dhe përdorimin e lëndëve eksplozive për akte terroriste ndaj ambasadës amerikane, në stilin e organizatës “Boka Harram”, çfarë do të bësh kur të të dalë emri “për ushtar ” ?

Po ti, “djali i Bajraktarit” që ke vrarë njerëz dhe fshirë videoregjistrimet e krimit tënd; që ke vjedhur e shpërdoruar qindra milion euro nga buxheti i shtetit; që ke nënshkruar cënimin e integritetit territorial të Shqipërisë dhe ke falsifikuar procese zgjedhore lokale dhe brenda për brenda partisë tënde, çfarë do të bësh ? Po ti, “e dashura e familjes së Bajraktarit” që je kapur dikur me zë e figurë duke planifikuar përvetësimin e parave të popullit dhe që tani, pa droje, deklaron se vetëm brenda një viti ke shpenzuar mbi 200 mijë dollarë “për shkollimin e fëmijëve”, aq sa nuk ka shpenzuar ndonjëherë as miliarderi Donald Tramp, çfarë do të bësh kur të lexohet emri në listat e turpit ? Po ti…po ti… po ti ?

Pavarësisht këtyre, pavarësisht se iu mbeti dopjo gjashta në dorë, ata nuk do të tërhiqen pa i zhvilluar të gjitha betejat donkishoteske dhe vetëdiskredituese derisa të marrin edhe dopjo katrën, dopjo, pesën por edhe ” derrin maç “. Ata nuk do të ndalen por edhe drejtësia nuk duhet të ngurojë. Nuk mund të vazhdohet më kështu me një ” elitë ” qytetarësh të inkriminuar por të paprekshëm dhe me pjesën tjetër të popullsisë lehtësisht të nëpërkëmbur dhe të ndëshkueshme prej dhunuesve dhe imponuesve të tyre.

Deri kur kështu ma ?