osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Kthimi i Berishës për të larguar Berishën… i bënë nder vetëm Edi Ramës së 2025-ës

Kthimi i Berishës për të larguar Berishën… i bënë nder vetëm Edi Ramës së 2025-ës

Nga Anri Bala

Opozitarët, ata që kanë rimarrë flamurin e opozitarizmës janë në delir dhe ne nuk na mbetet veçse t’i kërkojmë Zotit mëshirë, pa e ditur se çfarë u kemi bërë për ta merituar gjithë këtë! Mëshirë pasi “dasmorët”, pa e kuptuar se u ka rënë një hall i madh, po festojnë me trumpeta largimin e opozitarëve kundërshtarë, që bënin gjumin e të vdekurve, që i’u a prishi Marshalli ëndërr zi.

Madje për disa, nuk arrijë të kuptoj pse… ai që më shumë se kushdo ka dhe duhet të ketë frikë rikthimin e Marshallit Berisha, është pikërisht Edi Rama! Ky është një deduksion i nxjerr së fundi nga saliarët si Ed Paloka.

Ed Paloka natyrisht, si specialist ideologjik i foltores së grupit antiamerikan deri në “largimin” e Blinken dhe forcimin e Berishës, ka shprehur në rrjetet sociale opinionin e tij për të ardhmen e Sali Berishës. Në fakt e vërteta është krejt ndryshe, nëse do flasim me këmbë në tokë dhe jo përpjetë… rikthimi i Sali Berishës në krye të PD-së është një aset i madh për Edi Ramën.

Me kthimin e Berishës në krye të PD-së, kjo forcë politike mund të kthehet në mitrën që e ka lindur… protestat e dhunshme të tipit Sali, por që në molotovin e parë, gjë që është e pamundur të mos përdoret nga saliarët, do shpallet me siguri organizatë terroriste nga SHBA, si ç’ka ndodhur në botë me çdo organizatë politike që drejtohet nga një person “non grata”, e që kërkon marrjen e pushtetit legjitim me revolucion, apo protesta revolucionare.

Elektorati gri i pandikueshëm nga partitë, do rreshtohet totalisht në krahun e kundërt, duke qenë i bindur, se Sali Berisha nuk mund të jetë kurrë e ardhmja e vendit. Edhe ata që nuk e duan qeverisjen e Ramës, nuk do të votojnë PD-në e drejtuar nga e kaluara e errët, sepse nga krahu tjetër urrejnë Sali Berishën për dëmet që i ka bërë vendit, kurse turma e klaneve krahinore kanunore është thjesht një turmë… që nuk përbën asnjë rrezik për pushtetin.

Sali Berisha mund te jetë më shpresëdhënës për shpresëhumburit e Lulit nga brenda PD-së, por është mjaft i konsumuar dhe i urryer nga elektorati. Ndërsa magjitë e marrjes së pushtetit në votëbesimin e vitit 2025, nga një politikan që e ka grabitur dhe masakruar pushtetin, janë mjeti i vetëm… për ëndrrimtarët.

Nëse PD po kërkon rikthimin e Berishës për të larë duart me Berishën, me anë të ndryshimeve të statutit të Kuvendit të 11 Dhjetorit, që detyron kreun e partisë në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme të largohet, të “legjitimuar” sot nga gjykata deri sa të flas Apeli, që nuk mblidhet para zgjedhjeve të 2025 se ka ngelur me 3 gjyqtarë, atëherë opozitarizmi është në pikë të hallit.

Mjafton të lexojmë zgjedhjet e fundit lokale, ku PD e Lulit, Foltorja e Berishës dhe LSI e Metës, sëbashku nuk mblodhën as 40% të votave dhe Rama i vetëm mori 60% me “lojtar stoli”, duke na bindur se me këtë racë mbetjesh në politikën shqiptare, atyre që e kanë kapur prej 10 vitesh, as që e mendojnë se mund të ndrrojnë kostum me ta.

Ndaj palokët, saliarët dhe qyqarët duhet të kuptojnë, se kthimi i Sali Berishës në krye të PD e dërgon këtë parti në varreza, ku rojtari i vetëm për të vendosur “epitafin” mbi varre do jetë SHBA. Lutuni mos të ndodh, sepse jo se është ndonjë gjëmë e madhe vdekja e një partie demokomunistësh… por humb demokracia kur vdes një opozitë, pavarësisht identitetit. /Ekskluzive.al