Pasi Gjykata e Tiranës dha vendimin pro Komisionit të Rithemelimit për drejtimin e Partisë Demokratike, duket që simpatizantët dhe anëtarët e PD-së në Shkodër janë mobilizuar duke mos humbur kohë.
Demokratët e Saliut kanë filluar nga puna. Ata janë mbledhur para godinës dhe kanë vendosur portretin e Sali Berishës në portën kryesore të selisë qendrore dhe nëpër dritare.
Siç shihet dhe nga fotoja, portreti i Berishës zë gjithë portën kryesore të selisë, në Shkodrën ku e djathta fitoi Bashkinë e vetme në zgjedhjet e 6 Marsit.
Bardh Spahia, i mbështetur nga Berisha do të vijojë drejtimin me të paktën edhe një vit, të Bashkisë që deri në 6 Mars drejtohej nga Voltana Ademi.