Memo Aliaj
Ndryshe nga çdo fundjavë, që relaksohet në super-vilën e tij luksoze në Gjirin e Lalëzit pas punës së lodhshme në ndarjen e dekoratave dhe, pas opozitës cfilitëse anti-korrupsion që po bënë bashkëshortja e tij, për të zgjidhur hallet e popullit, Presidenti Ilir Meta, çdo mëngjes të ditës së tij të punës, para se të shkoj në zyrë ndalon e pi kafe tek klubi i lagjes, shoqëruar nga njw i ftuar.
Të ftuarit e presidentit, janë figura të njohura publike si artistë, sportistë, shkencëtar, profesorë e veteranë lufte, të cilët me “qetësi dhe dashuri”, ai njeh me arrtijet e demokracisë shqiptare, me luftën kundër korrupsionit dhe kontributin që ai ka dhënë e po jep famljarisht, si fshat Çepan e si Skrapar, për futjen e Shqipërisë në BE, madje edhe duke përmbysur malet (me gurote), për të bërë realitet këtë objektiv.
Këtë mëngjes, i ftuari i radhës nga Presidentit Meta, ishte këngetari i njohur shqiptar Eugent Bushpepa, pjesëmarrës dinjitoz në “Eurvision”! Presidenti Meta, për t’u bërë udhëheqës më popullor e më i dashur për artistët dhe shqiptarët, bëri edhe një pozim special me këngëtarin Bushpepa, duek demonstruar simbolin dhe qëndrimin si “Rokstar”.
Ai e publikoi foton me këngëtarin, të shoqëruar me këtë mesazh: – “Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në “Eurovision”. Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve”!
Në fotografi, duken të dy të qeshur e të lumtur. Pyetja është kjo: – Mirë këngetari Bushpepa, që i kishte dy motive për të qenë i tillë, mbasi tregoi performancë të lartë në “Eurvision” dhe u takua e piu kafe me Presidentin e Republikës, po presidenti çfarë motivi kishte, që pozoi aq i lumtur në atë foto? Sepse ka një dallim kuptimplotë vlerash e kontributesh mes tyre, të cialt duhen ndarë.
Këngëtari Bushpepa në këto vite të karrirës së tij muzikore, njihet prej intepretimeve profesionale që përcjell. Ndërsa Presidenti Meta, nga 48 vjet jetë që ka kaluar deri sot, 28 prej tyre i ka aktivitet poltikë me përmbajtje hajdutërie! Këngëtari Bushpepa, me këngën e tij, na çoi në Europë, ndërsa Ilir Meta me korupsionin e tij… na ka lanë jashtë saj!