Dy procedime janë regjistruar për çështjen e bujshme të ditëve të fundit, përgjimin e vëllait të Fatmir Xhafajt, të pretenduar.
Një procedim është regjisturar në Prokurorinë e Tiranës mbi bazën e kallëzimit të Geron (Agron) Xhafajt, që pretendon se përgjimi është sajesë dhe denoncon tre politikanët e PD-së. Si dhe te Krimet e Rënda ku është regjistraur dëshmia e Albert Veliut, personit që pretendon se është në përgjimin e Agron Xhafajt dhe janë regjistruar si procedim penal akuzat e PD-së.
Prokuroria e Përgjithishme deklaron se nga të dy Prokuroritë po rakordohet për një hetim të përbashkët, për bashkim procedimesh.