Duket se mosha për Silvio Berlusconin është vetëm një numër. Ditën e sotme ai është martuar me parlamentaren Marta Fascina, (53 vite më e re se ai), në një ceremoni që u mbajt në Vilën Gernetto në Lesmo, Brianza.
Mediat italiane kanë publikuar pamjet nga kjo ceremoni, ku Berlusconi shihet i veshur me një kostum Armani në ngjyrë blu, ndërsa Fascina me një fustan elegant blu. Referuar lajmeve të medias fqinje, në këtë martesë kanë qenë të ftuar një rreth i ngushtë i çiftit.
Por kjo martesë në fakt nuk ka asnjë vlerë juridike, ndërsa mësohet se vetëm janë shkëmbyer unaza por nuk janë kryer procedura ligjore. Marta është deputete e Forza Italia-s në Parlamentin italian dhe ka 2 vite që bashkëjeton me Berlusconin.