Rritja e çmimit të energjisë dhe jo vetëm ka bërë që qytetarët të organizohen në rrjete socioale për të protestuar.
Për të mos lejuar të ndodhë një gjë e tillë, duket se kryeministri Edi Rama ka marrë masat duke përfshirë në protestë njerëzit e tij.
Një nga këta dyshohet se është edhe Adriatik Lapaj, emeri të cilit fillimisht u denoncua nga avokati Altin Goxhaj.
Lidhja e Ramës, me Lapajn është Soros-i.
Lapaj nën petkun e aktivistit ka paralajmëruar se do të vijojë me protestat kundër rritjes së çmimeve të energjisë, gazit dhe karburantit.
Bëhet fjalë për të njëjtin Lapaj që në vitin 2015 është shfaqur hapur me Soros-in me miqtë e ngushtë të Ramës, duke marrë pjesë në fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë e Soros.
Këtë e dëshmon një video që daton me 29 Maj 2015, ku Lapaj shfaqet gjatë një takimi me gazetarë dhe avokatë të qytetit të Elbasanit. Jo vetëm video, por një fakt tjetër që tregon lidhjen e tij me Sorosin është adresa e tij në Linked in, që tregon se është pjesë e Fondacionit të Soros.
Takimi kishte për qëllim njohjen e gazetarëve dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile me asistencën që ofron fondacioni Soros nëpërmjet programeve të mbështetjes financiare për projekte që synojnë zbardhjen e publikimit të rasteve të personave që kanë abuzuar me detyrën./ CNA.al