Ndeshja mes Milanit dhe Kaljarit është mbyllur me një ngjarje të shëmtuar, si dhe me një sherr masiv mes lojtarëve të të dy skuadrave.
Gjithçka ka lindur nga kore raciste që kanë ardhur nga ultrasit e Kaljarit në fund të sfidës.
Tomori shkoi te Menja dhe përqafoi këtë të fundit, kur nga tribunat u dëgjuan disa thirrje raciste duke acaruar portierin. Ai reagoi ndaj tifozëve dhe në këtë moment ndërhynë lojtarët e Kaljarit që e sulmuan.
Kjo bëri që në fushë të shpërthente një sherr masiv mes lojtarëve, që evituan kacafytjen vetëm si pasojë e ndërhyrjes së stafeve të dy skuadrave, me Piolin e Maldinin që shtynin lojtarët e tyre duke i larguar.
Edhe Ibrahimoviç ishte shumë i acaruar dhe u desh që shokët e skuadrës ta tërhiqnin nga krahët që të evitonin një përleshje të suedezit gjaknxehtë.
Tani mbetet të shihet se si do e komentojnë protagonistët e kësaj ngjarje atë që ka ndodhur në fushën e lojës.