Qytetarët po protestojnë sërish sot para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve. Protestë që nisi në orën 11:00 dhe që është paralajmëruar se do të zgjasë 24 orë.
Forcat blu morën masa për të mbrojtur këtë institucion nga ndonjë incident i mundshëm. Pavarësisht kësaj, duket se ka dal një protestues që ka çarë kordonin e Policisë.
Bëhet fjalë për një vogëlush 3-4 vjeçar, i cili është ulur te shkallët e Kryeministrisë, ndërkohë që të tjerët ngrinin zërin për plotësimin e kërkesave të tyre. Ky moment është bërë viral në rrjet, duke u shpërndarë foto nga të gjithë.