Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se qytetarët që përdorin makina duhet t’i kthehen transportit urban për të lëvizur në qytet. Kjo jo vetëm për shkak të cmimit të karburantit, por për shkak se do vijë një ditë që do të ketë mungesë të këtij produkti.
“Sot më shumë se kurrë transporti merr rëndësi të vecantë jo vetëm se ne duam të jetë sa më shumë i përdorshëm nga qytetaret ndaj kemi marrë këtë paketë kompensimi por nga ana tjetër edhe ata që se kanë përdorur deri më sot ti drejtohen transportit publik për arsye të kursimit dhe jo vetëm për cmimin por dhe mungesën me të cilën do përballen tregjet e karburantit qe ne urojme te mos ndodhe por kemi indicie që ka mundësi të lartë për të ndodhur.
Përdoruesit e automjeteve ti kthehen transportit urban, transporti urban duhet të rrisë cilësine e tij nga automjetet që përdoren nga korrektësia ekzaktësia e orareve dicka për të cilën qytetarët ankohen dhe vuajnë dhe të jetë në legjitimitet të plotë se ky sektor ka dhe një problematike për sa i përket ndërhyrjeve nga subjektet e palicensuara.
Rritja e cmimit të biletës për ne nuk është e pranueshme në këto momente, ashtu si ju e dini e jeni dakort me këtë.
Sipas analizave kemi marrë vendim për të kompensuar me 100 lekë cdo litër nafte që ju përdorni për transportin.
Kemi nxjerrë një formulë për të cilën ju do informoheni e gjithë komopensimi do vijë përmes Tatimeve ne do arrijmë të bëjmë kompensimin real të naftës bazuar mbi shifrat që ju keni përdorur”, deklaroi Balluku.