osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përse Berisha nuk “kishte fuqi” t’i merrte paratë ruse kundër TAP

Përse Berisha nuk “kishte fuqi” t’i merrte paratë ruse kundër TAP

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të dalë nga telashet nga ku ka futur veten me gënjeshtrat e tij “patriotike”, duke na dëshmuar jo vetëm mënyrën primitive se si funksiononte shteti i vet dhe pazaret e tij, por dhe pengjet që ka pasur para ofertave të cilat realisht nuk ka pasur fuqi t’i pranojë.

Një ditë më parë ai deklaroi në Kuvend se “vetëm për TAP Sali Berishës i janë ofruar shuma përrallore”. Deklarata është e qartë që është në kontekstin personal, pasi ai shpreh “rezistencën” e tij personale kundër përpjekjes për korruptim.

Pas reagimit të Ambasadës dhe ruse dhe pyetjes retorike të tyre “sa para kërkoi Sali Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato shuma përrallore”, Sali Berisha rreshton një ofertë informale të Gazpromit, për investime në Shqipëri në shkëmbim të heqjes dorë nga TAP. Kjo, nëse është e vërtetë, nuk është ofertë për të korruptuar Sali Berishën, por ofertë për ta rekrutuar. Dhe kjo është çështje e sigurisë kombëtare dhe jo e SPAK.

Ai për këtë duhet të mblidhte Këshillin e Sigurimit (siç bën Meta kur i del ndonjë muhabet i tillë) dhe jo ta mbante sekret për vete. Sekrete mban vetëm mafia dhe jo një kryetar shteti. Kjo e komplikon më shumë të vërtetën mbi korruptimin e tij.

Së pari, në shtetin shqiptar, në Ministrinë e Energjetikës dhe në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë nuk ekziston asnjë ofertë e tillë nga Gazpromi, e shqyrtuar apo e hedhur poshtë nga zyrat e shtetit shqiptar. Pra nuk ka lënë gjurmë zyrtare një ofertë e tillë.

Kjo është një provë që oferta nuk ka ekzistuar në rrugë shtetërore, por nëse ka ekzistuar, ajo ka qenë private dhe korruptive për personin, ose familjen e tij. Të paktën ta kishe protokolluar si ofertë shteterore, që t’ia tregonte tani SHBA, e cila e ka futur në listë të zezë për korrupsion madhor, përpara se ata të “protokollonin” të kundërtën që mund të ketë ndodhur.

Së dyti, deklarata zbulon shtetin privat të Sali Berishës gjatë pushtetit të tij. Sali Berisha thotë se oferta i ka ardhur nga një biznesmen turk, mik i tij, të cilin nuk e thotë me emër, gjë që e bën dhe më të pabesueshëm. Por dhe sikur ta marrim të mirëqenë, është edhe më keq, pasi tregon se si funksiononte shteti i Sali Berishës.

Vjen një biznesmen anonim, bën një ofertë për miliarda euro investime, dhe ky vendos t’i pranojë, ose mos t’i pranojë. Në rastin konkret, nëse oferta do të ishte zyrtare, ajo duhet të shqyrtohej në Qeveri dhe të hidhej poshtë për arsye gjeopolitike, duke ua bërë të ditur këtë dhe partnerëve perëndimorë, të interesuar për strategjinë e pavarësisë energjitike nga Rusia.

Këtë histori nuk ja ka treguar askujt deri më dje. Paska ardhur një sekser turk, i ka bërë një pazar dhe ky nuk e ka pranuar. Nuk ua ka treguar këtë as shqiptarëve, as partnerëve perëndimor të interesuar për këtë çështje. Atëherë është e qartë që është pazar dhe vendim personal.

Së treti, projekti i TAP nuk është projekt i Sali Berishës, por një projekt ndërkombëtar, ku Shqipëria është segmenti më i shkurtër i saj. Sali Berisha ka pasur në dorë vetëm ta refuzonte TAP, por për këtë mund të mos qëndronte në karrige as 24 orë. Madje dhe kështu si e ka nënshkruar, Shqipëria është vendi që fiton më pak se kushdo tjetër nga TAP, pasi ende nuk merr dot asnjë litër gaz.

I vetmi fitim që kemi deri tani është se jemi brenda një korridori energjitik të sigurtë, i mbështetur nga Perëndimi, dhe që kemi pasur disa kantiere ndërtimi kur ai po vendoste tubat nëpër Shqipëri. Këtu ish- kryeministri ka pasur në dorë ta bënte projektin më atraktiv për Shqipërinë, por në fakt nga gjurmët që ka lënë ai, të vetmet negociata që ka bërë “me një çantë të zezë tek këmbët” në takime kokë më kokë , kanë të bëjnë vetëm me faktin se kush biznesmenë do merrte tenderin në Shqipëri, si nënkontraktor.

Kjo e bën dhe pak qesharake përpjekjen e tij për ta paraqitur TAP si vepër të tij. TAP është ndërtuar pasi ai iku nga pushteti, dhe ai vetëm sa ka nënshkruar kontratën e tenderëve për klientët e tij. TAP është projekt ndërkombëtar me prioritet gjeopolitik, dhe Sali Berisha nuk ka pasur fuqi as të ishte armik i tij, dhe natyrisht as ndonjë kontributor i tij, përveç ndonjë ryshfeti që ka marrë duke bërë pazare për punët që do bëheshin .

Natyrisht këto pazare kanë qenë shumë më të vogla para asaj që mund të kenë ofruar rusët, por ai në fakt jo se nuk i ka dashur, por nuk kishte fuqi t’ua merrte, se pastaj do jepte llogari për misionin që duhet të kryente. Pra, pasi ti merrte duhet të sabotonte TAP në Shqipëri. Dhe aty nuk do kishte kohë as t’i numëronte paratë, se ja numëronin në ballë.