osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zoti “SPAK”, a mos të duken sharlatan, gënjeshtar apo të “paparë” Blinken dhe DASH?!

Zoti “SPAK”, a mos të duken sharlatan, gënjeshtar apo të “paparë” Blinken dhe DASH?!

Nga Anri Bala

Shqipëria kishte një ëndërr, e cila u ngrit kur filloi Reforma në Drejtësi dhe u venit kur drejtësia u shpërfytyrua duke e trashur dhe më tepër zullumin e pandëshkushmërisë. Kaq qe ëndrra që shikonin çdo natë mijëra shqipatarë, sepse ëndrrat, janë të shkurtra!

Shumë bashkëatdhetarë u ndjen të fyer dhe të poshtëruar deri në palcë kur kuptuan se nusja e re, “drejtësia”, nuk ishte gjë tjetër vetëm se ajo gërdalla e vjetër, që nuk ka bojë e letër që ia ndryshon imazhin.

Kjo është më se e vërtetë kur justifikimet me broçkulla, se ajo po ecën drejt finalizimit, është një tjetër humor për të qarë me ulërima, sepse mjafton të shikosh talljen që bëri Gjykata Kushtetuese me shkarkimin e Ilir Metës dhe shikon fytyrën e katandisjes së një sistemi të mbushur me “parveny” të frikësuar, që as vetë nuk e dinë se përse janë aty.

Ndërsa Gjykata e Lartë, prej vitesh nuk arrin të zgjedh 3 anëtarët e saj për në Kushtetuese, sepse është një fole grerëzash, që nuk mund ta shkatërronte sistemi i ri eksperimental, ku grerëzat e vjetra lëshojnë vemje çdo ditë.

Por kulmi dhe qershia mbi tortën e padrejtësisë është SPAK-U, që e pritëm dhe e deshëm aq shumë, por tani e duam pak ose aspak.

Bërja drejtësi, për humbësat e tenderave dhe prezantimi si luftë e madhe ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, është gjetja më qesharake për të na gënjyer.

Arrestimi i një kryetari Bashkie i zgjedhur nga populli bashkë me dhjetë drejtues administrate, për një kanal bretkosash të ndërtuar dhe përfunduar me një kosto 200 milion leke, sa shtëpia e Krajës në Gjirin e Lalzit, burgosja e një ish zv ministrje, se paska marrë 1 arkë peshk dhe 1 mijë euro premtuar për ndërhyrje për punësim, apo tenderi i famshëm i uniformave të policisë që u katandis nga miliona të vjedhur, korrupsion, në akuzë si të gjithë çështjet e tjera: “shkelja e barazisë në tendera”, pa vërtetuar asnjë akuzë korrupsioni apo mitmarrje, është një provë e turpshme, se kjo strukturë nuk njeh funksionin e saj dhe duhet të emërohet “Prokuroria e tender humbsave”.

Verbëri më arrogante deri në dalldi sikur po bëjnë drejtësi, nuk kishim parë ndonjëherë. Parakalimet pompoze të Sali Berishës me një akuzë publike nga shteti amerikan përpara fqinjit të tij në Lalëz, është trimëri dhe kjo jo se ai është trim, por ka përball një turmë frikacakësh dhe morracakësh të pudrosur, si shteti ligjor.

Ndërsa për ty zoti SPAK, mos vallë DASH, Blinken dhe SHBA të janë dukur sharlatanë, gënjeshtarë apo s’kanë parë modele si i yti në drejtësi dhe i Berishës në politikë, që janë të dënueshme në Amerikë, por “moral dhe fisnikëri”… në Shqipëri?!/Ekskluzive.al