Albert Veliu në rrëfimin e tij në videon e publikuar nga PD, në një moment mbase pa vetëdije për ato që thotë, inkriminon vetveten si të përfshirë në një tentativë për blerjen e 100 kg kanabis me qëllim për ta trafikuar në Itali.
Ai thotë se arriti të blejë 20 kg me para borxh, pasi siç shprehet herë pas here, ndodhet në gjendje të keqe ekonomike. Ja çfarë deklaroi ai në dëshminë e dhënë në Partinë Demokratike:
Unë do çoja një 100-she (100 kg kanabis). Arrita të blija 20 kg kanabis me lekë borxh, mallin do ta blija vetë me lekë borxh. Ndërsa ai do më siguronte transportin, gomonen. Gomonen ata e kishin, se unë ku e gjeta?! Unë jam hallexhi. Gjërat ishin të zgjidhura, rrugët ishin të hapura të gjitha.