Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Arben Kraja ka leshura dje një deklaratë të fortë, teksa ka zbuluar se krimi dhe të korruptuarit tentativa për të kapur sistemin e drejtësisë.
Zoti Kraja mori pjesë dje në konferencë vjetore për forcimin e bashkëpunimit të ekspertëve rajonalë në aktivitetet e kthimit të pasurive, si një nga elementët kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që u mbajt në Tiranë, ndërkohë që gjatë fjalës së tij theksoi se asetet e përfituara nga krimi i organizuar dhe korrupsionin, sipas tij, përdoren për të blerë drejtësinë.
“Krimi i organizuar dhe korrupsioni në mënyrë të vazhdueshme tenton të prodhojë produkte, asete apo pasuri, të cilat i përdor për të ricikluar aktivitetin kriminal, për të korruptuar sistemin për të mos u dënuar, për të deformuar sistemin, ekonominë e lirë dhe konkurrencën.
SPAK e BKH e kanë prioritet këtë lloj aktiviteti. Hetimi financiar e pjesë e çdo hetimi që ne kryejmë”, deklaroi drejtuesi i SPAK, Arben Kraja. Në takimin e mbajtur dje në Tiranë morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe këshilltarë e bashkëpunëtorë të institucioneve gjyqësore nga Ballkani Perëndimor.
Takimi është pjesë e projektit “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal në kthimin e pasurive” zbatuar nga Këshilla për të Drejtat Individuale në Evropë (Qendra AIRE) në bashkëpunim me Sekretariatin e Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Lufta kundër korrupsionit, prokurorë kroat asistencë SPAK
Por sa i takon luftës kundër korrupsionit, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vijon të marrë edhe asistencë nga ndërkombëtarët.
Pak ditë më parë në ambientet e Prokurorisë Speciale ka shkuara një delegacion kroat, i udhëhequr nga ministri i Drejtësisë, Ivan Valenica. SPAK bëri me dije se pjesë e diskutimit mes zyrtarëve kroatë dhe prokurorëve të SPAK të kryesuar nga drejtuesi, Arben Kraja, ka qenë pikërisht lufta kundër korrupsionit, ndërsa mes palëve është nënshkruar edhe një marrëveshje, implementimi i së cilës do të bëjë të mundur që shumë pushtetarë “VIP” që deri më dje kanë qenë të paprekshëm të japin llogari para drejtësisë.
Madje detaje rreth këtij takimi, ditën e djeshme ka dhënë edhe verë Prokuroia e Posaçme përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat. “Në ambientet e SPAK, më datë 21.02.2022 u zhvillua një takim mes Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe delegacionit të Ministrisë të Drejtësisë së Kroacisë, të kryesuar nga zoti Ivan Valenica, Ministër i Drejtësisë, Kroaci. Nga ana e Drejtuesit të SPAK u prezantua misioni, struktura, funksionet, vështirësitë e paraqitura, si dhe arritjet e deritanishme të punës në SPAK.
Në takim u diskutua gjerësisht rreth nevojës për të pasur një bashkëpunim ndërkombëtar sa më efektiv në luftë kundër krimit të organizuar në rajon apo më gjerë. Memorandumi i Mirëkuptimit i firmosur në Nëntor 2020 mes SPAK dhe Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Kroaci (USKOK) u vlerësua si një shembull pozitiv në këtë drejtim”, thuhen në njoftimin e SPAK. Pra kjo tregon se Kroacia është e vendosur për të asistuar SPAK në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë zyrtarësh.