Kreu i agjencisë ruse të inteligjencës së jashtme ka thënë se fati i vendit të tij do të vendoset në ditët në vijim. Sergei Naryshkin tha në një panel në Moskë se Rusia “po përjeton tani një moment vërtet historik”.
“Fati i Rusisë po vendoset, vendi i saj i ardhshëm në botë”, tha Naryshkin.
Fjalimi i shefit të spiunazhit u fokusua në rëndësinë e sovranitetit dhe u tha delegatëve se “sovraniteti është garanci e mirëqenies dhe dinjitetit të qytetarëve tanë, kjo është e ardhmja e fëmijëve tanë”.