Filip Kajtazi është shqiptari nga Kosova i cili prej vitesh ka bërë të famshëm traditën shqiptare të kulinarisë në Amerikë.
Fillimisht ishte babai Tom Kajtazi që do të hapte furrën e tij që në vitin ‘85 në Bronx në Amerikë dhe më pas do t’ia trashëgontë të birit Filipit, i cili gatuan byrekun shqiptarë për klientët amerikanë që nga viti 1992.
“Ne jemi nga zymi i Hasit i Kosovës me traditë me qindra vite. Babi ka ardhur këtu në vitin ‘74 ka filluar të punojë në furrë, pastaj ka mësuar të bëjë byrekun dhe ka hapur një dyqan në Bronx në vitin 1985 pas 6 muajsh e mbyllëm. Prap e kemi hapur në vitin 1992” shprehet ai.
Në dyqanin e tij ai përgatit disa nga specialitet tradicionale si byreku dhe flija por edhe bakllava, tullumba dhe sultjashin. Gatime që janë kthyer në të preferuarat e amerikanëve, po ku kryesorë siç shprehet Filipi, është byreku me mish.
Kemi byrek me djath, me mish dhe spinaq. Përgatisim edhe fli dhe kjo është tradicionale e zonës tonë, bëjmë edhe byrek me lakra dhe kungull. Por më i preferuari është byreku me mish.
Ndërsa na tregoi edhe çmimet se sa tregtohet një copë byrek shqiptarë në Amerikë:
Një copë është 6 dollarë e 50 cent kurse një tepsi është 26 dollarë.