Gjatë protestës së sotme të banorëve të Paskuqanit ka ndodhur një incident i rëndë.
Banorët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër devijimit të projektit të Unazës së Madhe, i cili prek pronat e tyre, por janë përballur me një pistoletë.
Sipas të pranishmëve, një person me një fëmijë në automjet ka tentuar të kalojë përmes protestuesve duke ua bërë të qartë se është në rrugën e tij dhe nuk mund ta ndalojnë. Pasi ka hasur në refuzimin trimëror të ligjshkelësve, që nga koha që janë vendosur aty pa leje qytetari ka zbritur nga makina dhe u ka drejtuar pistoletën.
Ka qenë thirrja e një qytetari që ka këshilluar protestuesit që t’i hapin rrugë për të mos u bërë më e rëndë situata.
“Lërë more se është me fëmijë të vogël. Ore!
Protestuesi “trim”: Kape se është me allti (armë)! Nxjerr pistoletën ai!
O hapja rrugën prej fëmijës se është me fëmijë, se do na dali problem. Po bëni gabim se nxorri armën drejt njerëzve, dëgjohet të thotë një tjetër.