osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bënin takime SEKRETE në një bodrum?! Zbardhet faktet se si ra policia italiane në gjurmët e grupit të trafikantëve ku akuzohet si anëtare edhe Elsa Lila

Bënin takime SEKRETE në një bodrum?! Zbardhet faktet se si ra policia italiane në gjurmët e grupit të trafikantëve ku akuzohet si anëtare edhe Elsa Lila

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila është vënë në pranga nga policia italiane, në kuadër të një aksioni anti-droge, ku janë lëshuar 13 urdhër-arreste.

Mësohet se ky grup vepronte midis provincave të Viterbos dhe asaj të Romës dhe ka dyshime të forta se ata janë pjesë e një grupi kriminal që trafikon drogë në sasi të mëdha.

Grupi kriminal, për të cilën u arrestuan sot 9 persona, të gjithë me kombësi italiane dhe shqiptare, vepronte kryesisht në zonën e Acilisë dhe merrej me trafikim droge, si kokainë, hashash dhe marihuanë. Grupi blinte sasi të ndryshme droge, i transportonte me makina dhe më pas i fshehte nëpër shtëpi dhe garazhe deri sa t’u dorëzoheshin më pas blerësve.

Sipas një shkrimi të publikuar mëngjesin e sotëm nga gazeta La Repubblica , mes personave nën hetim që u arrestua është edhe Elsa Lila, 40 vjeçe, një këngëtare e njohur në Shqipëri.

Përveç saj, është përfshirë edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si Titty. Ky boksier i arrestuar njihej për policinë për shkak të së shkuarës së tij mes viteve 2015 dhe 2016. Ai u arrestua në këtë kohë për një operacion të koduar Lojërat Kriminale.

Hetimet nisën nga sheshet e trafikut të drogës në zonat Torpignattara dhe Marranella ku dolën lidhje me disa organizata kriminale shqiptare të Romës, aktive mbi të gjitha në zonën e Acilias. Nga këta elementë doli roli drejtues i një shtetasi shqiptar, të padisponueshëm në Itali, i cili kërkohet jashtë vendit. Shpesh ky shqiptar përdorte bashkëpunimin e bashkatdhetarëve të tij për paketimin, ruajtjen dhe shitjen e drogës, por edhe të italianëve të tjerë, qytetarë që kishin rolin e furnitorëve.

U zbulua gjithashtu se në disa bare në Acilia u organizuan takime për të diskutuar strategjitë e veprimit të klanit dhe bazat logjistike në të cilat do të ruheshin substancat në pritje të shitjes. Midis tyre ka edhe një bodrum të madh në zonën e Torreveçhia që do të kishte pasur funksionin e një magazine qendrore. Në fund, gjatë hetimeve u sekuestruan 5 kg kokainë, 43 kg marihuanë dhe 82 kg hashash.