osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Historitë dhe shpallja si të pafajshëm! Jo vetëm Elsa Lila, por edhe 3 artistët e njohur shqiptarë që bënë burg të pa dejtë në Itali e Greqi për trafik droge

Historitë dhe shpallja si të pafajshëm! Jo vetëm Elsa Lila, por edhe 3 artistët e njohur shqiptarë që bënë burg të pa dejtë në Itali e Greqi për trafik droge

Mediat italiane kanë raportuar ditën e sotme se është arrestuar këngëtarja e mirënjohur shqiptare Elsa Lila pasi dyshohet se është pjesë e një grupi që kryente trafikim të lëndëve narkotike.

Por Elsa nuk është e vetmja artiste me famë në Shqipëri që është arrestuar për implikim në trafik droge.

Me po të njëjtën akuzë janë arrestuar edhe këngëtarja e njohur Liljana Kondakçi, aktori i ndjerë Koço Devole dhe aktori Viktor Zhusti.

Liljana Kondakçi u arrestua në Greqi për llogari të shtetit Italian. E cilësuar si Mina e Shqipërisë, Kondakçi u arrestua në Selanik në vitin 2010, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe u ekstradua më pas në Itali. Mediat në shtetin fqinj shkruajnë se Kondakçiu bënte trafik droge, pasi u shpëtonte kontrolleve policore, duke shfrytëzuar reputacionin e saj si këngëtare.

Sipas medias italiane, këngëtarja shqiptare nisi problemet me drejtësinë italiane në verën e vitit 2006, kur u ndalua në stacionin hekurudhor të Sibarit, teksa transportonte tre kilogramë heroinë. Sipas medias italiane, Kondakçi njihej ndryshe me emrin e koduar “mamaja”, siç thirrej nga banda, e cila dyshohej se përbëhej nga 20 anëtarë. Në janar 2013 ajo u lirua nga burgu dhe u riatdhesua në Shqipëri.

Ndërkohë Koço Devole u kap me drogë po ashtu në valixhe në Itali, në vitin 2002. Ai u prangos vërtetë bashkë me tre persona të tjerë nga Shqipëria të cilët dyshohen si trafikantë drroge. Arrestimi u krye në atë kohë nga policia Italiane në Bari. Aktori Koco Devole mësohet ti ketë thënë hetuesve Italian se nuk ka lidhje me bashkëatdhetarët e kapur me drrogën dhe se ndodhej rastësisht në makinën e tyre. Devole qëndroi shtatë muaj e gjysmë në burg, përpara se të lirohej.

Aktori Viktor Zhusti u arrestua në Greqi më 1998, po ashtu për lëndë narkotike. Mediat e atëhershme e komentuan me të madhe arrestimin e Viktor Zhustit, i cili u kap me 11 kilogramë heroinë. Ai u dënua me 4 vite burg, dënim të cilin e kreu në burgun “Hanja”.

Ja deklarata e tij:

Unë nuk u përzjeva vetë, por përzjeva emrin tim. Kjo ishte më shumë një grackë e policisë greke. Këtë tha edhe prokurori i çështjes, që i vetmi faj i këtij njeriu është që ndërmjetësoi me emrin e tij. Megjithatë unë vuajta mendjelehtësinë time. Në ndonjë rast tjetër ndodh që mendjelehtësinë ta paguash edhe me kokë.