Intervistë me ish ambasadorin në Irak, Marco Carnelos.
Perëndimi i premton Rusisë të mos e zgjerojë NATO në Lindje?
Disa premtime verbale janë bërë. Ka edhe disa dokumenta, të prodhuara nga mbledhje të nivelit të lartë, në të cilat evidentohet sesi supozimi që ekzistonte në atë moment historik ishte se NATO nuk do të shkonte përtej kufirit të Gjermanisë, e ribashkuar në tetorin e 1990.
Kush e dha këtë sigurim?
Sekretari i atëhershëm amerikan i Shtetit, James Baker. Premtimi i tij qe: “Not one inch eastward”, domethënë “asnjë centimetër më në Lindje”. Pas kësaj, historia ke evoluar. Traktati i Varshavës, aleanca ushtarake që i kundërvihej NATO, në 1991 është shkrirë. Nga ai moment, Putini e ka bërë me dije në më shumë se një rast: “Por pa Traktatin e Varshavës, kundër kujt zgjerohet NATO në Lindje?”.
Putini dëshiron të rikrijojë një Rusi të Madhe sipas modelit perandorak apo sovjetik?
Putini ka jetuar në Gjermaninë Lindore në 1989 dhe nuk e dimë se shembja e botës së tij ka ndikuar psikologjikisht tek ai. Askush nuk mund të dijë nëse praktikisht fundi i Bashkimit Sovjetik e ka shënuar. E di analisti i tij, duke pranuar se e ka një.
Ambasadori Massolo është i bindur se ajo që e shtyn Putinin është dëshira për hakmarrje, nevoja për t’u hakmarrë për fabimet që ai beson se Rusia ka pësuar…
E thotë sepse si shefi i inteligjencës ka pasur përmbledhje specifike në këtë drejtim apo është ndonjë spekulim i thjeshtë, siç e bëjnë shumë? Unë nuk besoj se Putini është i çmendur. Pozicionimet e tij publike më duken koherente, megjithëse me aspekte të papranieshme. Nënvizonte probleme psikatrike më serioze sesa Donald Trump, po deshëm…
Në Perëndim është komode të mendohet se Putini e ka humbur fillin pse nuk duhet t’i njohë arësyet e tij?
Është një qëndrim tipik perëndimor: kush nuk mendon në një mënyrë të caktuar apo ka kategori të tjera mendore, damkoset. “Ekspesionalizmi amerikan” nuk e lejon diversitetin. Është një refleks kulturor, që i mungon “simpatia konjitive”: paaftësi për t’u vënë në rolin e të tjerëve. Pastaj ka skematizma tipike perëndimore, të ngritura mbi vlera të ndryshme: “Ai është diktator”, “në atë vend mungon liria” apo gjëra të kësaj natyre. Mund të ketë edhe supozime të vërteta, por duhen kontekstualizuar, futur në një kontekst historik më të gjerë.
Përshembull, është e vështirë të kuptohet autokracia e Putinit në rast se nuk merret në konsideratë fakti që Rusia praktikisht nuk e ka njohur demokracinë. Norma e kulturës politike ruse është autoritarizmi, por nëse shikojmë 20 vitet e fundit edhe ne në Perëndim e kemi ndonjë problem me përdorimin e forcës dhe menaxhimin e mosdakordësisë. Mjafton të mendohet sesi janë shtypur nganjëherë “jelekët e verdhë” në Francë. Brutaliteti, shpesh falas, i policisë amerikane, e veshur me uniforma antipërmbytje, është dokumentuar nga mijëra fakte kronike. Komplesiteti i botës nuk mund të çohet në një skemë mendore binare apo manikese të mirë – të këqinj.
Vlen edhe në rastin e luftës në Ukrainë?
Ndodhia Ukrainë nuk mund të reduktohet me ndodhitë e nisura më 24 shkurt 2022. Duhet kthyer tek 3 tetori 1990, dita e ribashkimit të Gjermanisë, dhe provuar të kuptohet sesi kanë zhvilluar ngjarjet qysh atëhere. Në Itali kush kryen të kundërtën, duke provuar të kuptojë realitetin, edhe në kthesat më pak siguruese të tij, shpesh etiketohet si “putinian”. Është absurde.
Atëhere, duke u nisur nga 1990, cilat ngjarje kanë çuar tek sulmi në Ukrainë?
Ka pasur aksione dhe fshirje të Perëndimit, shoqrëruar nga përgjegjësi ruse, të kuptohemi, që kanë ushqyer moskuptimet. Sikur të ishte provuar të hapej një dialog serioz, nuk do të ishte arritur kurrë tek ky konflikt.
Cilat janë fshirjet e Perëndimit?
Mosdashja për të kuptuar se zgjerimi në Lindje i NATO krijonte një problem për Rusinë. Për 20 vjet, nga 2001, paradigma e sigurisë amerikane është bazuar tek kontrasti me terrorizmin islamik. Ngjitja e Kinës dhe ajo e Rusisë nga një pikëpamje ushtarake e kanë riorientuar debatitn strategjik amerikan. Në Uashington është kuptuar se aktorë të rinj po kërcënonin centralitetin amerikan: po rifillontenjë konkurrencë midis fuqive të mëdha dhe këto fuqi, është e qartë, lëvizin për të siguruar interesat e tyre në skakierën ndërkombëtare.
Vlen për Shtetet e Bashkuara, por edhe për Rusinë dhe Kinën…
Sigurisht. Pekini ka treguar “vijat e kuqe” të tij, nga të cilat nuk synon të tërhiqet (Taivan, Hong Kong, Ksiniang), kurse Moska kishte imperativët e saj: jo zgjerimit të NATO në Lindje dhe sidomos në Ukrainë, edhe për një arësye, edhe historike: të gjitha pushtimet e Rusisë kanë kaluar nga Ukraina, nga Napoleoni tek Hitleri. Ky vend është një derë hyrëse.
Po thoni se ndaj rusëve Perëndimi është sjellë si “Markezi i Grillo”: unë jam unë dhe ju…
Për sa kjo thënie është në kundërshtim me semantikën e diplomacisë duhet ta pranoj se është korrekte. Uashingtoni mund ta bënte në 1991 me Rusinë copë copë dhe Kinës që nuk e kishte konsoliduar forcln e saj ekonomike dhe teknologjike, por nga 2012 gjërat kanë filluar të ndryshojnë. Pekini është rritur eksponencialisht dhe Moska e ka treguar padurimin e saj pas zgjerimit të parë të NATO në Lindje më 1999. Jelcini ia komunikoi Bill Clinton, përgjegjësi i vërtetë i projektit, kundërshtimin e tij dhe u injorua. Zgjermi u bë kurrfarë arësye pasi Rusia nuk kërcënonte më askënd! Po, kishte shpërthyer lufta në Çeçeni, por kemi parë kundër kujt luftohej: një grupi integralistësh islamikë që në Moskë kanë hedhur në erë pallate të tëra.
Russia e ka bërë të njohur frustrimin e saj?
Që çke me të! Më 10 shkurt 2007 në konferencën e sigurisë së Mynihut Putini mbajti një diskutim shumë të ashpër, duke e treguar qartazi mosdurimin e tij ndaj zgjerimev në Lindje të NATO, por duke premtuar kundërshtim të ashpër ndaj hyrjeve atëhere të ventiluara të Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Përsëriti këtë pozicion në samitin e NATO në Bukuresht të 2008 ku munda ta konstatoj inatin e tij. Për perëndimorët nuk mund t’u kufizohet sovraniteti i shteteve duke i penguar të mosfuten në një aleancë. Ama duhet shpjeguar fillimisht aleanca NATO se kundër kujt vepron dhe pastaj ekziston realpolitika: nganjëherë, përpara sovranitetit të shteteve ekziston stabiliteti i pashmangshëm i sistemit ndërkombëtar.
Çfarë doni të thoni?
I ftuar në “DiMartedì” Alessandro Di Battista ka provokuar bashkëfolësit e tij duke u thënë: “Po sikur nesër Meksika, ndoshta me një president prokinez, do të vendoste të instalonte në territorin e saj raketa të Kinës, çfarë do të bënin amerikanët? Do t’ia lejonin?”. Askush nuk është përgjigjur. Në 1959 Kuba ishte bërë komuniste pasi revolucioni me të cilin Fidel Castro kishte larguar Batista. Amerikanët provuan ta kundërshtojnë dhe nuk ia dolën dot. Dështuan tentativa të panumërta për ta helmuar. Më 1961 shkoi keq sulmi në Gjirin e Derrave, i organizuar nga amerikanët. Deri kur në Castro i kërkoi ndihmë Bashkimit Sovjetik. Vendosi të instalojë raketa bërthamore në terrotirn kubanez, amerikanët reaguan me bllokimin detar, duke kërcënuar luftë bërthamore, dhe në këtë pikë anijet sovjetike u kthyen mbrapsht.
Domethënë?
Narrativa historike lidhur me këtë ngjarje, nga 1962 deri më 2012, ka qenë: Kennedy heroik mundi sovjetikët. Realitet historik ka qenë ndryshe. Po, rusët kanë bërë prapakthehu dhe nuk i kanë instaluar raketat, ama ka pasur një marrëveshje sekrete që i detyroi amerikanët të hiqnin raketat e tyre bërthamore nga Turqia, që atëhere kufizohej me Bashkimin Sovjetik. Nëse shikojmë në këtë krizë, kështu siç është treguar, kanë fituar amerikanët. Në fakt u detyruan të bëjnë 2 lëshime: të hiqnin raketat nga territori turk dhe të impenjoheshin të mos pushtonin Kibën. Sovjetikëve u mjaftoi të qëndronin të palëvizshëm, domethënë të mos vendoseshin pozicione raketore. Më 2012, Leslie Gelb, presidenti i merituar i Council of Foreign Relation, sancta sanctorum e think tankeve amerikane, shkroi një artikull në “Foreign Policy” ku tha: “Është momenti të zhbëjmi mitin e krizës së raketave të Kubës”.
Po thoni se secili e tregon historinë siç dëshiron?
Mendoni për krizën e Mynihut të 1938, kur Franca dhe Gjermania, për të kërkuar të ruanin paqen, nënshkruan një marrëveshje me Hitlerin duke i ceduar rajonin çekosllovak të Sudetëve. Daladier dhe Chamberlain kaluan për të pazotët, të paaftë që të reagonin ndaj pretendimeve gjermane. Në fakt shumë nuk e dinë se Britania e Madhe në ’38 nuk ishte gati për një luftë kundër Gjermanisë. Ajo marrëveshje i dha Londrës një vit të mëtejshëm kohe për t’u armatosur, sidomos në ndërtimin e avionëve, që i mundësoi në 1940 të fitojë Betejën e Anglisë sipër qiellit të Lamanshit. Historia e Liftës së Dytë Botërore ka ndryshuar në pranverë – verën e ’40 dhe duke lexuar librat e Andreas Hillgruber, historianit të madh gjerman të kësaj periudhe, kuptohet se Hitleri pas humbjes në betejën e Anglisë ishte bindur tashmë se lufta në në farë mënyre ishte humbur. Kështu që vendosi për aksionin më të çmendur të të gjithëve, pushtimin e Bashkimit Sovjetik dhe pa të nuk do ta kishim fituar kurrë luftën ndaj nazifashizmit. Në frontin rus Vermahti përdori 500 divizione të korracuara. Kundër aleatëv të zbarkuar në ’44 përdori 150. Kush e ka mbajtur përplasjen gjermane, në planin ushtarak dhe të viktimave (20 milion) ka qenë Bashkimi Sovjetik dhe këto gjëra Putini, dihet, i ka studiuar…
Pretendimet e “Mad Vlad” nuk mund të legjitimohen në sukeset e Ushtrisë së Kuqe…
Jo, ama duhet saktësuar se Kremlini ka një vizion të tijin mbi atë që duhet të jetë një aset rus. Në 2004, teksa Perëndimi duartrokiti “revolucionin portokalli” në Ukrainë në emër të demokracisë, Putini pa një kërcënim ndaj sigurisë ruse. Në 2008, në tashmë të cituarin samit të NATO në Bukuresht, Franca dhe Gjermania ju kundërvunë fuqimisht hyrjes së Ukrainës dhe të Gjerogjisë në NATO, pasi e dinin se reagimi i Moskës do ishte shumë i ashpër.
Prej kohësh Europa i njihte “cahiers de doleances” e Putinit?
Kur në 2013 – 2014 është shfaqur vullneti i Kievit për të hyrë në Bashkimin Europian, Rusia ka ngritur më shumë se një problem. Për shembull, Ukraina ishte lidhur me Rusinë dhe Kazakistanin nga një marrëveshje doganore, që parashikonte qarkullimin e lirë të mallrave. Sikur Ukraina të kishte hyrë në Bashkimin Europian automatikisht nga kufiri ukrainas do të hynin mallra në tregun rus, pa tarifa dhe pa kontrolle, me një dëm ekonomik për Kremlinin dhe ky aspekt u injorua dhe u minimizuan rezervat e Putinin. Pa llogaritur dhimbjet e barkut në Moskë prej përzënies së presidentit prorus Janukoviç. Historianët një ditë do na flasin nëse ajo e 2014 qe një revoltë popullore apo një grusht shteti. Ajo që është e sigurtë është se ka regjistrimet të sjella nga rusët për Victoria Nuland, që përpara dyshimeve të europianëve për revoltave në Kiev thoshte: “Pirdhu me gjithë europianët”.
Si reagoi Rusia?
Pushtoi Krimenë dhe inkurajoi dy republikat separatiste në Donbas.
Është periudha ku Kremlini ankohej për “rusofobinë” perëndimore.
Jo vetëm amerikanët, por edhe polakët, bullgarët, rumunët, republikat balltike kanë vazhduar ta shikojnë Rusinë si një kërcënim, pikërisht teksa Moska ritheksonte nevojën e moszgjerimit në Lindje të NATO. Në këtë histori askush nuk është i pafajshëm. Përveç popullsisë së pafajshme ukrainase. Në 8 vitet e fundit, nga 2014 kur u nënshkruan Marrëveshjet e Minskut, pak ose aspak është bërë. Ukraina duhej të reformonte kushtetutën, të garantonte dygjuhësinë rusëve dhe të njihte autonominë e republikave të Donbasit dhe në fakt, haptazi, nuk ka dashur t’ia dijë. Pastaj, edhe Krimeja ka qenë gjithmonë ruse: ja dha Hrushovi Ukrainës në vitet ’50. Pataj është dashur të kuptohet domethënia historiko – kulturoro – identitare që ai vend ka për rusët: identiti rus ka lindur 1000 vite më parë pikërisht në Ukrainë. Quhej “Rus’ i Kievit” shteti sllav i lindur më 1054 që përfshinte territore që sot janë pjesë e Ukrainës, Rusisë Perëndimore, Bjellorusisë, Polonisë Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë Lindore. Identitei rus nuk ka lindur në Moskë, por në Kiev.
Shtetet e Bashkuara kanë dashur zgjerimin në lindje të NATO dhe kanë bërë me vetëdije që tensionet e mëpasme, nga 2008 deri më sot, të mbeteshin pa zgjidhje?
Të njëjtën kanë bërë disa liderë europiane, që do të duhej të ishin të parët të preokupoheshin për çështjen Rusi – Ukrainë. Do të duhej të vepronin për të ruajtur neutralitetin e Ukrainës, duke ja penguar hyrjen në NATO. Në këmbim do të duhej të hapnin hyrjen e saj në Bashkimin Europian, proces që gjithësesi do të kërkonte vite, për respektimin e parametrave të nevojshëm. Në këtë pikë, ndoshta një negociatë me Rusinë mund të hapej. Pa harruar që Ukraina është një vend plot me kontradikta politike, ku prania e formacioneve neonaziste është e sqaruar. Nuk është fake news dhe nuk është për t’u përjashtuar që Zelensky mund të ketë pësuar presione nga këtë formacione. Kur u zgjodh, do të duhej të ishte presidenti i dialogut me Rusinë, por në fakt … Anglosfera (Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania e Madhe) ka një linjë shumë të ashpër ndaj Moskës, pavarësisht kontradiktave të saj. Pastaj, në dekadën e fundit, në Shtetet e Bashkuara Rusia është kthyer të jetë një kërcënim me demokratët amerikanë të bindur se zgjedhjet e 2016 Trump i ka fituar se është ndihmuar nga Putini, gjë që duket e pabesueshme. Britania e Madhe, që shtyn për linjën e ashpër kundër Kremlinit, prej vitesh ka bërë ura të arta oligarkëve ruse që çonin para dhe investime në Londër, duke i droguar tregun imobiliar, dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë kanë si objektiv të vetëm të kolapsojnë ekonominë për të nxitur një revoltë të brendshme kundër Putinit.
Me tensionet e mbajtura latente prej vitesh, Uashingtoni e ka shtyrë Putinin të kryejë një gabim fatal. Ishte një kurth?
Dhe ka rënë edhe me këpucë. Por në mendjen e Putinit gjërat funksionojnë ndryshe. Atij nuk i intereson më të ruajë një raport me Perëndimin, të cilit nuk i beson më. Atij i pëlqen Rusia e thellë, që është ende me të dhe të mos ngatërrojmë pikëpamjen e qytetarëve të Moskës dhe Shën Petërsburgut me pjesën tjetër të vendit. Është sikur një gazetar të tentonte ta shpjegonte Amerikën vetëm nga New York apo Los Angeles. Perëndimi do të hynte në krizë histerike pa Netflix apo McDonald’s, Rusia ka mundësi që jo. Putini, që prej vitesh e ka maturuar këtë mosbesim ndaj Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, duhet të ketë menduar se ky ishte momenti i duhur historik për pushtimin. Ka parë amerikanët që janë tërhequr nga Afganistani, presidentin Biden në krizë konsensusi, një Europë të përçarë. Nëse i ka bërë mirë llogaritë, do ta shohim.
Çfarë gabimesh ka kryer Putini në 30 vitet e fundit?
Nuk ka miratuar reforma sinjifaktive për ta bërë Rusinë një vend modern, duke ja hequr ekonominë nga thonjtë e oligarkëve. Edhe nga pikëpamja e lirive themelore: Perëndimi priste shumë më tepër kurajë. Sigurisht, janë ndryshime që do të shkonin kundër ADN ruse, kaq e mësuar me autoritarizmin. Sigurisht, Putini mund të kishte ofruar një imazh të një Rusie demokratike, më sigurues dhe qetësues për fqinjët e tij, sidomos vendet ish sovjetike, dhe nuk e ka bërë, përkundrazi. Nga vrasjet e gazetarëve dhe të disidentëve, tek kthesat represive: Rusia nuk ka bërë asgjë për t’u dashur. Pastaj sigurisht është ngulitur hipokrizia jonë e zakonshme: kemi mbajtur një sy mbyllur duke qenë se Moska na furnizonte me gaz dhe kompanitë tona eksportonin.
Nga vrasja e Anna Politkovskaja tek helmimet me polonium, të gjithë e dinin se çfarë po ndodhte në Rusi. Megjithat. askush nuk e ka ëndërruar t’i mybllte raportet me Putinin…
Në Itali, askush. Në Gjermani. Në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara ndjenja ishte ndryshe. Ndër vite ka evoluar në mënyrë gjithnjë e më negative.
Putini nuk ka lëvizur vetëm “në shtëpi”. Ka ndërhyrë në Libi e në Siri.
Kam qenë i Dërguar Special për Siriën dhe kujtoj mirë se Putini theksonte se në Damask ishte në zhvillim një tentativë për të përmbysur një regjim për të sjellë në pushtet intergalistët islamikë. Ishte i bindur se nga Siria do të nisej një “infektim” fondamentalist drejt Kaukazit që do të ndizte flakë pakicat myslimane në Rusi. Perëndimi në fakt ka parë vetëm mbështetjen e papranueshme ndaj diktatorit gjakatar al Assad. Fatkeqësisht konteksti ishte shumë më i komplikuar, edhe pse ky nuk zgjidh asnjë nga krimet që janë kryer edhe në atë vend. Mbi këtë pikë, Perëndimi ushqen hipokrizitë e tij. Për shembull, për atë që po bën Arabia Saudite dhe Emiratet në Jemen nuk flitet kurrë: një katastrofë humanitare e vërtetë. Që nuk është treguar nga mediat, ndoshta pse Uashingtoni dhe Londra kanë aleate të Riadit të cilit i shesin armë. Pastaj edhe refugjatët ukrainas, bjondë me sy bojëqielli, ndoshta duken “biologjikisht më të pëlqyeshëm” se ata jemenas që e kanë lëkurën e errët. Gjejnë më shumë konsensus dhe koperturë mediatike. Megjithatë, refugjatët janë të gjithë njëlloj. Më këto dallime që janë bërë demokracitë perëndimore nuk e bëjnë një figurë të bukur. Vlerat tona të shprehura duhet të respektohen gjithmonë, jo vetëm kur konvenion. E akuzojmë Putini censurën e mosdakordësisë dhe pastaj korporatat e mëdha, tip Youtube, Twitter apo Facebook, e censurojnë në të njëjtën mënyrë. Është standard i dyfishtë. Nuk është i mbështetshëm një sistem ndërkombëtar i qëndrueshëm ku ka rregulla që vlejnë për disa dhe për disa jo.
Nëqoftëse merret në konsideratë neutraliteti i Ukrainës (kurrë në NATO) për të mirën e Europës dhe të sigurisë së saj, në mënyrë implicite njihet se vetëvendosja e popujve duhet t’i nënshtrohet nevojave më të gjera të politikës ndërkombëtare…
Disa faktorë, ahimé, përfundojnë për të ndikuar mbi stabilitetin e përgjithshëm të sistemit ndërkombëtar. Duhet mbajtur parasysh. Kjo fatkeqësisht vlen për tibetanët në Kinë, për palestinezët në Tokën e Shenjtë dhe për kurdët në Turqi, Siri, Irak e Iran.
Dhe kush e vendos?
Teorikisht Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, mbi bazën e asaj që është përcaktuar në 1945.
Me mekanizmin e së drejtës së votës, Këshilli i Sigurimit duke gjithnjë i ngecur…
Është ky rendi që është krijuar pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk na pëlqen? Të ndryshohet. Si në 1990, kur duhej të vendosur nëse të ndërhyhej kundër Irakut pas vendimit të Saddam Husseinit për të pushtuar Kuvajtin. Në 2003, kur amerikanët kanë pushtuar Irakun atë rezolutë unanime nuk e kanë pasur. Kanë provuar me çdo mënyrë që ta kishin, por Rusia dhe Franca e kundërshtuan. E thanë qartë se sikur të sillej rezoluta në Këshill, do t’i vendosnin veton. Dhe amerikanët gjithësesi e sulmuan.
Me Colin Powell që më 5 shkurt 2003 shpalosi në Kombet e Bashkuara një epruvetë me “armët kimike” të supozuara në duart e regjimit të Saddam Husseinit. Më 20 mars amerikanët pushtuan Irakun.
Në demonstrim që, kur duhet, një legjitimim për luftën gjendet. Ama duhet dalluar midis legjitimitetit dhe legalitetit. Ka lufta që duken “legjitime” pa mbulesë ligjore. Anasjelltas, të tjera që kanë mbulesë ligjore, por perceptohen si ilegjitime.
Për Rusinë lufta në Ukrainë është ilegjitime.
Putini i është drejtuar Nenit 51 të Kartës, atë që ka të bëjë me vetëmbrojtjen. Thekson se ka qytearë rusë në Donbas të kërcënuar nga bombardimet e artilerisë ukrainase. Nga pikëpamja e tij ka pushtuar për të mbrojtur qytetarët e vet. Në 8 vitet e fundit, në republikat separatiste të Donbasit, ka pasur 16000 të vdekur. Nuk ka folur askush dhe shumica e të vdekurve, duket, se janë rusë. Duhet zgjeruar paksa kuadri për të pasur një gjykim më të ekuilibruar.
Për Kievin është një skenar makthi: duhet të pësojë dhe të mos marrë frymë?
Sikur në vend të Ukrainës të kishte qenë Azerbaixhani, nuk do ta vriste mendjen askush. Bëhet një problem sepse është në mes Rusia, fuqi bërthamore dhe anëtare e pëerhershme e Këshillit të Sigurimit. Pse vetëvendosja e Kubës në vendosjen e instalimit në territorin e saj të raketave bërthamore sovjetike nuk mund të prnaohej? Sepse Shtetet e Bashkuara nuk do ta lejonin. Pse vetëvendosja e palestinezëve nuk mund të pranohet, megjithëse edhe e njohur nga një pafundësi rezolutash të Kombeve të Bashkuara? Sepse është në mes Izraeli, që ka nevojat e tij të sigurisë.
Po sikur Kina t’i ndiqte ushtarakisht pretendimet e saj lidhur me Taivanin?
Është një situatë edhe më delikate se ajo ekzistuese midis Rusisë dhe Ukrainës. Deri më 24 shkurt 2022, Moska nuk e ka vënë kurrë në diskutim ekzistencën e një shteti të pavarur ukrainas. Vetëm ka kundrështuar hyrjen e saj në NATO. Kina e konsideron Taivanin pjesë përbërëse të territorit të saj dhe, nga një pikëpamje e së drejtës ndërkombëtare, askush nuk ka formuar lidhje diplomatike me ishullin (as Shtetet e Bashkuara!) që nuk është as anëtar i Kombeve të Bashkuara. Deri në vitet ’70 karrigen e Kinës në Kombet e Bashkuara e zinte Taivani. Më pas shkrirja kino – amerikane, e frymëzuar nga Nixon, e ka përmbysur skenarin: amerikanët e kanë përzënë taivanin dhe kanë futur Kinën, duke i dhënë edhe të drejtën e vetos. Pastaj Pekini është rritur deri sa të bëhet një fuqi ekonomike, teknologjike dhe tregltare dhe këtë Uashingtoni nuk e ka pëlqyer, pasi i vinte në diskutim lidershipin apo hegjemoninë e saj.
NATO është në të gjitha aspektet një sferë influence…
Sigurisht. Me gabimin, shpesh të kryer nga Perëndimi, që e konsideron NATO një organizëm me legjitim juridik ndërkombëtar. Kur është në fakt Kombet e Bashkuara, me rezolutat e saj të votuara nga Këshilli i Sigurimit, në kuptimet e Nenit 7 të kartës lidhur me kërcënimet ndaj rendit dhe ndaj sigurisë ndërkombëtare, që e bëjnë luftën “ligjore”. NATO është një aleancë ushtarake perëndimore dhe ajo që e përcakton nuk është e drejtë ndërkombëtare. Nuk “prodhon” të drejtë as si Kombet e Bashkuara, as vendos mbi kundërshti siç bëjnë gjykatat e larta ndërkombëtare, përjashto nëse 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit bien dakord.
Pra, çfarë duhet të bëhet me Ukrainën?
Fatkeqësisht, një shtet me sovranitet të kufizuar për të ruajtur popullsinë dhe infrastrukturat e saj duke i kursyer vuajtje dhe shkatërrime të mëtejshme. Siç janë edhe për disa aspekte (e kotë që tÇi fshehim) Italia dhe vende të tjera europiane. Putini e ka ngritur problemin ukrainas prej pothuajse 20 vjetësh, por të gjithë nuk ja kanë fishkëllyer. Ose kanë menduar se situata nuk mund të përballohej në termat e kërkuara nga Moska. Dhe kemi ardhur tek lufta. tani Ukraina mundet deri të shpërbëhet.
Duheshin pranuar prepotencat ruse?
Është një prepotencë që gjatë 30 viteve të fundit është ushqyer e gjitha prej një serie heqjesh që ndoshta viheshin në tryezë dhe zgjidheshin, por “prepotenca” në politikë ndërkombëtare haset në mënyër konstante. Mendoni për Shtetet e Bashkuara: në 250 vite histori kanë bërë luftëra kudo. Kanë shpëtuar Europën nga nazifashizmi, por kanë kryer bile luftëra perandorake që mund të shmangeshin. Brown University në Providence ka një program që mundëson të censohen dëmet e luftërave amerikane në botë. Nga 2001, vlerësohet, se luftërat amerikane në Lindje të Mesme dhe Afganistan kanë provokuar rreth 1 milion të vdekur dhe 38 milion refugjatë. Pa llogaritur pasojat politike dhe 8000 miliard dollarët e shpenzuara. Ndoshta flasim.
Dagoreport- Përgatiti: Armin Tirana