osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nesër 14 vite nga tragjedia e Gërdecit, askush në qeli! Procesi ende pezull në SPAK

Nesër 14 vite nga tragjedia e Gërdecit, askush në qeli! Procesi ende pezull në SPAK

Në vigjilje të 14 viteve nga tragjedia e Gërdecit procesi mbetet pezull në SPAK. Prej tetorit 2021 Gjykata e Lartë i pranoi SPAK kërkesën për marrjen e pandehur të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Nga ai moment edhe pse SPAK njoftoi kryerjen e veprimeve dhe marrjen në pyetje të Mediut kjo ende nuk ka ndodhur.

Dosja voluminoze prej 90 fashikuj e Gërdecit hetuar përgjatë 2008-2009 është tërhequr nga arkiva dhe ndodhet në SPAK. Për 26 viktimat dhe 300 të plagosurit nga shpërthimi askush nuk ndodhet në qeli.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar pak javë më parë rekursin e Fatmir Mediut për të mos u hetuar. Apeli i GJKKO, më 24 shtator mori vendimin për rikthimin për hetim në SPAK të dosjes, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda.

13 vite pas tragjedisë, familjeve të viktima iu rikthyer shpresa se mund të marrin drejtësinë e munguar për familjarët e tyre. Apeli i GJKKO rrëzoi një vendim të mëparshëm të shkallës së parë, duke argumentuar se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.

Kujtojmë se SPAK tashmë ka rikfilluar me pyetjen e dëshmitarëve, trashëgimtarëve të viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia.

Pjese e ripyetjes do të jenë edhe ish zyrtaret e lartë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008. Zyrtari i parë që do të merret në pyetje është ish-ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ndër familjarët edhe Zamira Durda e cila kërkon që hetimet në Gërdec të behën edhe për korrupsion.

Në shpërthimin e Gërdecit më 15 mars të 2008 humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë./ Nga Arsen Rusta