Sali Berisha ka vizituar qytetin e Elbasanit duke kujtuar me nostalgji kohët e arta kur “non grata” ishte kryeministër dhe vidhte, grabiste e vriste, si t’i donte qejfi. Ndaj sot ka shkuar në Elbasan për tu a nxire edhe ditën e festë së tyre tradicionale, nën shoqërinë e Luç Boçit dhe shokëve të tij.
Ndërsa mediat pa lajm, e kanë gjetur në shteg Berishën dhe e ka pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, në vend që ta pyesin se si e parashikon të ardhmen e tij në 14 Marsin e 2023.
Non grata Berisha menjëherë ka marrë qendrim përpara gazetarëve dhe ashtu si Ilir Meta ka deklaruar, se nëse është nevoja është gati të sakrifikohet, vetëm për ideal të PD-së.
Ai tha se ai po mbronte votën e lirë.
“S’po mbroj gjë tjetër veç votës së lirë.
Ka një përpjekje për të stisur një përballej mes votës së lirë dhe bllofit por atyre që e bëjnë këtë do t’u lëmë bllofin në dorë.”, tha Berisha.
Madje Berisha kishte edhe një mesazh për demokratët, që i coptoi në këtë 14 Mars… bashkimi i demokratëve në 14 Marsin tjetër me në krye mue./Ekskluzive.al