Në një kohë kur vendi po kalon krizën më të madhe energjitike ndonjëherë, siç shprehet Edi Rama, e cila momentalisht nuk po prek xhepat e qytetarëve drejtpërdrejt por buxhetin e shtetit, sjelljet e shtetarëve të mandatuar ministre prej tij ose janë tërësisht të papërgjegjshme ose dëshmojnë tërësisht të kundërtën, se kryeministri po gënjen për krizën.
Në të gjithë segmentin e Bulevardit të Dëshmorëve të Kombit, edhe pse ora shënonte 11:00 e mëngjesit, dritat e tij qëndronin ndezur, si për t’i treguar qindra qytetarëve që ecnin nën shoqërinë e të afërmve të tyre, se krizë jo vetëm që nuk ka, por shtetarët tanë kanë mundësi të shpërdorojnë paratë publike, siç kanë bërë deri më sot.
Pra krizë ka por mungojnë edhe profesionistët që mund të menaxhojnë atë!
Ne nuk e dimë nëse kjo është paaftësi e menaxhimit të krizës apo arrogancë dhe sfidë e hapur që ministrja Belinda Balluku po i bën Edi Ramës, ndërkohë që ky i fundit i ka protestuesit çdo ditë poshtë dritares pas ngritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tregut, por ama jemi të sigurtë, se kjo sjellje ka dëm ekonomik në xhepat e shqiptarëve që sot më shumë si asnjëherë tjetër nuk e kanë luksin t’i paguajnë dhe për këtë shpërdorim të parave publike dikush duhet të dënohet për shpërdorim detyre, edhe nëse kriza nuk do të ekzistonte./Ekskluzive.al