osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Avokati plas “bombën”: Më 6 mars Berisha manipuloi dhe bleu votat! Ish-kryeministri ka ngritur fraksion antiamerikan, është i tmerruar nga dështimi i Rusisë në Ukrainë

Avokati plas “bombën”: Më 6 mars Berisha manipuloi dhe bleu votat! Ish-kryeministri ka ngritur fraksion antiamerikan, është i tmerruar nga dështimi i Rusisë në Ukrainë

Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka komentuar zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit si edhe situatën në Partinë Demokratike. Në një intervistë për gazetën “Sot”, Ngjela theksoi se ata të cilët mbështesin Berishën janë antiamerikan.

Sipas tij, antiamerikanizmi nuk ka asnjë mundësi për të ecur përpara në Shqipëri. Ngjela deklaroi, se ndryshe nga ish-kryeministri Sali Berisha që është shpallur “non grata” nga Amerika , lideri demokrat Lulzim Basha ka mbështetjen e amerikanëve.

-Avokat Ngjela, pak ditë më parë u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki, teksa Partia Socialiste doli force e parë, koalicioni “Shtëpia e Lirisë” në vendin e dytë, ndërkohë që Partia Demokrtike e drejtuar nga Lulzim Basha u renditën të tretë. Si e komentoni këtë rezultat?

Nuk ka rëndësi çfarë ka marrë Lulzim Basha, pjesa më e rëndësishme e kësaj loje është partia e Berishës ajo pjesa e Partisë Demokratike, e cila nuk është ligjore, pasi është antiamerikan. Dhe mund të ngrihej pyetja a ka fituar antiamerikanizmi në Partinë Demokratike.

Por, nëse do fitojë antimaerikanizmi ata nuk kanë asnjë mundësi për të ecur përpara. Duhet edhe që të presim se si do të precipitojnë ngjarjet. Fraksioni i Saliut është antiamerikan, por nuk mendoj që të jetë shumica e Partisë Demokratike antiamerikane sepse zgjedhjet ishin me 30 për qind. 70 për qind nuk kanë qenë atje, nëse do heqim edhe 20 përqind që janë jashtë, 40 nuk kanë marr pjesë ne zgjedhje. Pse, sepse s’mund të jenë antiamerikan. Nuk e pranojnë Bashën, por nga ana tjetër që nuk pranojnë as atë tjetrin. Prandaj mendojë se duhet që të shikojmë se si do të ecin ngjarjet.

-Por Sali Berisha edhe pse është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ndërkohë që amerikanët kishin bërë thirrje që të mos votoheshin kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, arriti të marr Bashkinë e Shkodrës. Si ka mundësi që Berisha fitoi dhe Basha humbi?

Këtu ka rregulla loje. Të gjithë ata që kanë votuar për Saliun do dalin si forca anti-amerikane, kështu është logjika njerëzore. Ata mund të jenë edhe të gënjyer të blerë, këtë nuk e di. Rreziku i Partisë Demokratike është se këta janë antiamerikan. Lëvizja Berisha është antiamerikane, kjo dihet që në 1997.

-Ndërkohë pas humbjes në zgjedhje, shumë deputetë të PD që kanë qenë mbështes të Lulzim Bashës, kanë dalë kundër këtij të fundit, ndërsa kanë kërkuar madje edhe dorëheqjen e tij nga drejtimi i Partisë Demokratike. Si ju duket ky “rebelim”?

Mendoj se ka dështuar në zgjedhje prandaj. Pasi mendoj se çdo kryetar që humbet në zgjedhje mund të jap dorëheqjen dhe kjo është diçka qëi takon atij. Si rregull jep dorëheqjen, por këto nuk ishin zgjedhje totale, pasi ishin vetëm për 6 bashki. Pyetja që bëhet këtu është kjo, a janë 5 këto për zgjedhjet e ardhshme , jo nuk janë 5 sepse, kjo kuptohet që Partia Socialiste është e pamposhtur. Po këta me anti-amerikanizëm duan t’i mundin socialistët, duan ta mundin me Saliu. E kuptoni se ku jemi. Mendoj se nuk kanë shpresë.

-Mendoni se mund t’ia marrin Bashës partinë?

Kjo është dicka që duhet parë, ka mundësi ta marrin Partinë Demokratike antiamerikanët. Uashingtoni ka deklaruar që do të nxjerrim të gjithë partinë “non grata”. Do shikojmë se si do të ecin ngjarjet sepse nuk mendoj se mund të fitojnë të çmendurit antiamerikanë në Partinë Demokratike. Por, Basha ka një gjë të mirë sepse ka suportin e Amerikës. Dhe nëqoftëse ata gjejnë ndonjë tjetër brenda Partisë Demokratike, gjë e mirë do jetë, pra nëqoftëse amerikanët gjejnë mbështetës të tjerë që të drejtojnë partinë mirë do jetë.

-Po mundësia që në krye të Partisë Demorkatike të rikthehet Sali Berisha ekziston…

Sali Berisha duket se nuk ka asnjë mundësi të marrë Partinë Demokratike si kryetar, sepse kongresi i PD-së e ka përjashtuar atë nga Partia Demokratike dhe ai nuk kandidon dot brenda asaj partie. Kurse dorëheqja e Bashës do të ishte një akt normal. Ky akt do të sillte një kongres të jashtëzakonshëm të PD për të zgjedhur kryetarin e ri. Kjo është politika: një kryetar që humb befas besimin, jep dorëheqjen, por është në politikë, e cila ia jep të gjitha të drejtat për të provuar të kundërtën para partisë dhe opinionit publik. Në politikën moderne dorëheqja është akt moral.

Kjo është demokracia e brendshme e partisë në një vend demokratik. Ndërsa, në funksion të historisë politike të Shqipërisë, Basha ka vlerë të veçantë, sepse ka përjashtuar Sali Berishën nga Partia Demokratike si person “non grata” në Amerikë dhe si antiamerikan. Kjo është një kohë kur bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është e rrezikuar nga kërcënimi agresiv i Moskës dhe Beogradit; dhe, mbrojtja absolute e Shqipërisë dhe Kosovës, është aleanca e shenjtë Amerikë-Shqipëri. Kurse, zgjedhjet e reja për kryetarin e Partisë Demokratike, nëse do të ndodhnin, do t’i jepnin Partisë Demokratike një vrull të ri cilësor në politikën aktuale.

-Keni një koment për luftën Rusi-Ukrainë?

Putini dhe Rusia po munden në luftë me Ukrainën. Kurse akuza për krime kundër njerëzimit që i është ngritur Putinit po avancon. Po në Shqipëri çfarë pritet të ndodhë? Të koruptuarëve tanë po u digjet rrogozi nën vete, se te Putini e kanë pasur shpresën. Kjo është koha e sotme; dhe më i trembur po duket të jetë Saliu. Ky pati shpresën që rrogozin ta shuante me zjarrfikësen e Putinit. Keq e ka, dhe keq e kanë. Prisni dhe shikoni./Sidorela Braçja