Djali i Rudi Vatës, Rocco Vata, ka marrë thirrjen më të rëndësishme që nga koha kur ka nisur që të stërvitet për rrugën drejt futbollit profesionist.
Aktualisht Rocco është grumbulluar nga ekipi i parë i Celtic dhe po stërvitet me pjesën tjetër të lojtarëve. Ajo që vlen të theksohet është se ndodhet në moshën 16-vjeçare dhe kjo përbën arritje.
Trajneri i ekipit të parë ka zgjedhur që të marrë Ben Summer dhe Rocco Vata nga ekipi i të rinjëve për ndeshjen e çerekfinales së Kupës që do të luhet kundër Dundee në mbrëmjen e së hënës. Por fatkeqësisht për fatin e tij është vendosur Irlanda para Shqipërisë…
Në një prononcim pak kohe me pare për “thescottishsun”, ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, foli për të ardhmen e djalit të tij, teksa u shpreh: “Askush nga FSHF nuk më kontaktoi me mua për Rokon. E di që edhe Skocia e ka vëzhguar, por federata irlandeze ishte e para që ra në kontakt.
Njerëzit në Shqipëri e dinë përmes rrjeteve sociale se ai është zgjedhur nga Irlanda. Por nëse Shqipëria do të kishte qenë profesionistë, të tregonte ndonjë interes dhe të bënte detyrat e shtëpisë, ata do ta kishin njohur që Roko po luante për Sëlltik dhe do të kishin kontaktuar me mua.
Ata nuk treguan asnjë lloj respekti, dëshire apo profesionalizmi dhe nëse nuk e bëjnë këtë, ai kurrë nuk do të luajë për Shqipërinë. Nuk mund ta diktoj vendimin e tij. Çdo gjë mund të ndodhë në të ardhmen, por është Irlanda që ka qenë në kontakt dhe ka shfaqur interes dhe respekt.
Roko është e lumtur që është e përfshirë Irlandën dhe shpresoj që gjithçka do shkojë mirë! Ai ka potencialin për të qenë një lojtar special”, u shpreh Vata.