Familja e parë nga Ukraina ka mbërritur në Shqipëri. Lajmin e ka ndarë në facebook ministrja Spiropali.
“Ikur nga tmerri i luftës, familja e parë nga Ukraina mbërrin në Tiranë! Mikpritja shqiptare nuk zhgënjen!”
Nëna me dy fëmijët është strehuar në Laknas.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar më herët se Shqipëria si vend aleat i NATO është angazhuar të presë refugjatë ukrainas.