Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim për të informuar punonjës në sektorë të ndryshëm për Paketën e Rezistencës Sociale, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi.
“Më vjen mirë që mu dha mundësia të vij këtu, pasi prej kohësh dëshiroja ta njohja këtë realitet të këtij biznesi, sepse është një nga bizneset që nuk ka pasur asnjë penalitet në gjithë historikun e tij.
Po shohim pasojat si gjithë vendet e tjera tek rritja e çmimeve, prandaj e vendosëm këtë paketë, që e futëm në fuqi menjëherë. Heqja e taksës mbi pagën deri në 400 mijë lekë, keni dhe 7% të ardhur plus, e ndarë mes jush dhe punëdhënësit dhe ajo që ka rëndësi është se të gjitha paratë që keni ju do i çoni në shtëpi.
Është bërë si modë që pagat në vend janë 250 mijë, 300 mijë lekë, jo, menjëherë nga prilli paga minimale do rritet në 350 mijë lekë dhe çdo vit të rritet. Ambicia e këtij mandate është të mos ketë pagë nën 400 mijë lekë.
Çunat dhe burrat merren më shumë me llafe se sa me llogari, ndërsa vajzat dhe gratë këtu punojnë e u japin lekë për ato që quhen ‘punët e tyre’. Kur të shkoni në shtëpi hidhni një sy faturës së energjisë dhe shumëzojeni me 7, aq është çmimi sot.”, tha Rama.