Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte thirrur sot tre zyrtarët e PD, dy deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji si dhe ekspertin për çështjetl ligjore, Gazmend Bardhi lidhur me përgjimin ambiental të publikuar prej tyre 4 ditë më parë për Agron Xhafajn dhe dhe që ngriti dyshime të mëdha lidhur me autenticitetin e tij.
Tre opozitarët ishi thirrur për t’u paraqitur para Prokurorisë së Krimeve në orën 10:30 të ditës së sotme, por ata kanë refuzuar të paraqiten në Prokurori. Ata kanë kërkuar të pyeten një ditë tjetë, pasi sot do të jenë pjesëmarrës në punimet e Kuvendit.
Prokuroria pritet të hedhë dritë lidhur me publikimin e përgjimit ku nga PD pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bisedon me një trafikant droge për transportimin e një ngarkese me kanabis drejt Italisë i cilësuar si bashkëpunëtori X.
Agron Xhafaj kallëzoi për shpifje të hënën në mbrëmje Alibeajn, Salianjin dhe Bardhin pranë Prokurorisë së Tiranës, duke theksuar se sajuan këtë material në mënyrë të paskrupullt. Në kallëzimin e bërë në Prokurori, Xhafaj thotë se zëri që dëgjohet në audio nuk është i tij.
Edhe Kryeministri Edi Rama, e cilësoi si një manipulim dje materialin e PD-së, duke iu referuar një ekspertize ndërkombëtare për materialin.