osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama paralajmëron kufizime të energjisë elektrike: Duhet të kursejmë!

Rama paralajmëron kufizime të energjisë elektrike: Duhet të kursejmë!

Kryeministri Edi Rama në një takim me përfaqësues të biznese komentoi situatën e çmimeve, të kundërshtuar nga qytetarët. Rama është shprehur se qeveria ka marra masat e nevojshme që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike.

Ai gjithashtu u shpreh se lufta në Ukrainë, ka ndikuar në shumë vende në botë, ashtu si edhe në Shqipëri, ndërsa shtoi se në këto kushte qeveria është krah për krah me njerëzit.

Kryeministri nuk la pa ironizuar deklarata të ndryshme, ai tha se nuk mund të justifikohen me fjalët se Shqipëria është e bekuar nga Zoti, duke shtuar se energjia duhet kursyer.

“Ne kemi Zotin që na e ka dhënë energjinë falas dhe po e vjedh energjinë o hajdut, është e pamundur që të bëhet një diskutim normal. Politika ndaj është të marrim faktet dhe të debatojmë. Ka një alternativë , o rrit çmimin e energjisë ose hiq akcizën e naftës, dhe kjo është alternativë e tyre ngaqë janë mësuar të ikin çdo fundjave jashtë Tiranë, e të ikin në Maqedoni apo Mal të Zi për të bërë ski.

Por ne na ka penguar shumë shfaqja e këtyre fatkeqësive për të ecur sipas planeve. Pandemia, tërmeti dhe kjo luftë na ndryshoi komplet planet. Kjo do të thotë sposto para që ne i kishim për gjë tjetër. Kjo nuk është një film, dhe nuk po ndodh vetëm këtu. Disa nga ata që marrin mikrofonin i njoh që janë hajdut, sepse kanë shkuar edhe nëpër gjykata dhe janë shpallur hajdut dhe disa të tjerë janë në potencë, sepse nëse thonë që këta të dyja kanë vjedhur, po të ishte vetë do të kishe vjedhur.

Skavica do të thotë që ne do të kemi mundësi të depozitojmë se sot thonë përse e shihni energjinë kur është lirë. Energjia nuk është djathë që futet në frigorifer, as patate që futet në thes që ta hash kur të duhesht. Që energjia të mbahet duhet të kesh një vend ku ta depozitosh dhe Skavica ka qenë në projektin e gjithë kaskadës së shokut Enever dhe më pas ia non-grata që sot thotë është akt kriminal.

Skavica është kur ke shumë reshje ta mbash aty dhe të kesh mundësi ta shesësh kur nuk ke nevojë për energji por merr lekët dhe investon për ato që kanë nevojë rrjeti. Këtu është shtuar konsumi në mënyrë të jashtëzakonshme… Këta thonë ne shqiptarëve na e ka fal Zoti, po nuk është aq kollaj, Na e ka çuar zoti nga qielli direk e në Iphone energjinë, nuk është kështu.

Kjo është një luftë që na përket, ndaj rezistenca jonë është me shumë me rëndësi. Ndaj del presidenti amerikan dhe i thotë popullit amerikan do të përballojmë dhimbjen ekonomike sepse duhet ta fitojmë atë luftën atje, llogarite Shqipëria ku është dhe Ballkani. këto nuk janë për alarm por për të thënë se ka edhe më keq.

Ne nuk kemi asgjë për të shfajësuar besoj po bëjmë atë që asnjë qeveri tjetër nuk po bën, sepse kështu e shikojmë situatën e popullit shqiptar sepse nuk po e rrisim energjinë elektrike, por duhet pasur parasysh që energjia duhet kursyer…të shkosh atje lart në katun ku shkoj unë edhe në 3 të natës si në Manhatan, drita gjithandej, duhet të kursejmë, Ne nuk do ta prekim biznesin e vogël sepse është jeta ekonomike e çdo vendi, është ajka e shpirtit punëtor të njerëzve…”, tha Rama.