Aktori i humorit Florjan Binaj është rreshtuar krah qytetarëve përballë Kryeministrisë, duke kërkuar uljen e çmimeve dhe ka paralajmëruar protesta më masive gjatë ditëve në vijim.
Së fundmi, përmes një postimi në “Instagram”, Binaj, u bën thirrje autoriteteve që të lirojnë protestuesit pasi ata kanë dalë në protestë edhe për ta.
“Lironi Protestuesit! Ata kanë dalë edhe për policët dhe familjet e tyre”, shkruan Binaj.