Në një takim me furnizuesit e naftës, kryeministri Rama u shpreh se brenda 24 orësh do të kalojë një akt normativ me fuqinë e ligjit dhe qeveria do të hyjë në administrim e furnizimit me naftë.
“Ju duhet të jenë të vetëdijshëm që i përkisni asaj pjese të shoqërisë shqiptare që duhet të bëjë sakrificë. Duhet të ndihmoni veten me kujtimin e asaj që ishit me atë që jeni, nuk është koha për të fituar. Kjo është koha për të rezistuar. Ne kemi detyrimin që të mbajmë barrën më të madhe.
Në këto kushte, ne do të kalojmë brenda 24 orësh një akt normativ me fuqinë e ligjit dhe qeveria do të hyjë në administrim e furnizimit bashkë me ju, përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant.
Çdo ditë, ju dhe qeveria, do të jeni në tryezë. Nuk do të ketë asnjë tabelë në asnjë pikë karburanti që nuk është miratuar nga bordi, nëse dikush do ta bëjë këtë, do të humbasë pikën e karburantit”, tha Rama.