Dashamir Shehi ka rrëfyer se pas rënie të lehtë të çmimit të karburantit fshihet kryeministri Edi Rama. Ai tregoi në ‘Opinion’ se e gjitha ndodhi si pasojë e një telefonate të Kryeministrit.
Ai u shpreh i sigurtë duke treguar se çfarë mund t’iu kishte thënë Rama si dhe tha se i vjen mirë që kanë reaguar shqiptarët, duke iu referuar protestave.
“Kjo që po të them unë të jesh i sigurt që nuk është ulur fare prej asaj të bursës, por është ulur se jam i sigurt që Kryeministri jonë i nderuar ka marrë nja dy nga ata në telefon dhe i ka thënë çfarë bëni more legena, ku e çuat, e nxorët popullin atje.
Prandaj është e rëndësishme ajo që tha zotëria, që ne duhet të dalim dhe duhet të dalim për t’i treguar që ore ky popull reagon. Më bëhet qejfi që kanë reaguar shqiptarët”, – tha ndër të tjera Shehi.