Sot në Sofje po zhvillohet Samiti i BE me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në takim janë kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Mali të Zi dhe Bosnjës. Samiti organizohet nga Bullgaria, pasi ka Presidencën e BE.
Takimi zhvillohet në kuadër të procesit të integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor, ndërsa në fund pritet që të miratohet edhe një deklaratë për sigurinë, luftën kundër radikalizmit dhe për emigracionin.
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk tha se takimi i së enjtes është një mundësi për të ritheksuar se ardhmëria evropiane mbetet zgjedhja gjeostrategjike e Ballkanit
Për të ritheksuar se ardhmëria evropiane mbetet zgjedhje gjeostrategjike e Ballkanit. Ne duam të demonstrojmë se na intereson për zhvillimin social ekonomik të rajonit. Investimi në lidhjet infrastrukturore dhe njerëzore me dhe brenda Ballkanit Perëndimorë, është në interesin më të mirë të Bashkimit Evropian. Shpresojmë t’i sjellim më afër miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor.
Donald Tusk
Takimi në Sofje vjen në një moment vendimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë, pasi të dy vendet kanë marrë rekomandimin pozitiv nga KE për hapjen e negociatave, por Gjermania, Franca dhe Holanda janë tre vendet skeptike që duhet të binden deri në fund të qershorit. Pala shqiptare sot ka një tjetër mundësi të mirë për të lobuar për një votë pro në qershor.