Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, ka bërë një krahasim të asaj çka ndodhi në Krime dhe luftës në Kosovë, ndërsa sulmoi ashpër perëndimin.
Ai tha se shqiptarët e Kosovës u lejuan që të shpallnin pavarësi, teksa shtori pyetjen se pse nuk iu lejohet qytetarëve të Krimesë?!
“Kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, Perëndimi e duartrokiti. Por pse shqiptarët lejohen ta bëjnë këtë, dhe rusët në Ukrainë jo? Shqiptarët u lejuan të punojnë në këtë drejtim nga Perëndimi”, tha Lavrov në konferencë për mediat pas takimit me homologun ukrainas, Kuleba.