Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, ka përgenjështruar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi duke thënë se s’ka interpretuar korrekt qëndrimin e tij rreth aplikimit të mundshëm në KE.
Berge ka replikuar në shkrimin e Bislimit, duke thënë se është përshkrim i gabuar.
“Me keqardhje, ky s’ka qenë përshkrimi korrekt i asaj që kam deklaruar në takim sa i përket aplikimit të mundshëm në Këshill të Evropës”, ka shkruar Berge Twitter.
Bislimi kishte shkruar se Berge ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për aplikim për pranim në Këshill të Evropës.
“I kënaqur që takova Bjorn Bergen gjatë qëndrimit në Strasbourg, që mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për pranim në Këshill të Evropës. Diskutimi jonë u fokusua edhe në vënien në pah të progresit të Kosovës, reformat dhe harmonizimi me vlerat evropiane dhe politikat e jashtme”, ka thënë Bislimi në Twitter.