Mëngjesin e sotëm djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu, publikoi një postim të bërë më 10 Mars 2013 prej tij, i cili tingëllonte ironik për situatën aktuale.
Ndërsa sot në orën 17:00 ka nisur sërish protesta para kryeministrisë, ku qindra qytetarë mes tyre edhe figura të njohura të artit, kulturës e medias kërkojë reagim nga kryeministri dhe gjetjen e zgjidhjes, ka reaguar sërish Greg Rama.
Këtë herë ai ka dashur të japë një mesazh përmes një shprehjeje të Oscar Wilde. “Urrejtja është e verbër sikurse dhe dashuria”, ishte mesazhi i përcjellë prej tij.