Presidenti Volodymyr Zelensky ka dalë sot më një fjalim emocionues. Zelensky iu ka kërkuar partnerëve të Ukrainës në mbarë botën që të ofrojnë zgjidhje të bazuara në realitetin që po përjetojnë ukrainasit dhe mos të japin opinione abstrakte.
Ai u shpreh se liderët në botë po mblidhen për të diskutuar luftën dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ndërsa theksoi se ai e di tashmë kush e mbështet Ukrainën.
Zelensky tha se kjo është dita e 15-të që gratë dhe burrat e vendit po mbrojnë Ukrainën dhe kanë zmbrapsur sulmet në zona kyçe.
“Më është thyer zemra nga ajo që pushtuesit u kanë bërë qyteteve tona, shtetit tonë. Rusët duan që ne të gjunjëzohemi. Ne nuk u bëmë skllevër dhe nuk do të bëhemi kurrë sepse ky është shpirti ynë dhe ky është fati ynë”, u shpreh ai.
Zelensky tha se pas luftës gjithçka do të rindërtohen në Ukrainë në standardet më të larta.
“Nuk do të mbetet asnjë gjurmë nga pushtimi rus”, tha ai.