Nënkryetarja e dorëhequr nga Partia Demokratike, Grida Duma i është përgjigjur negativisht ftesës së Sali Berishës drejtuar deputetëve demokratë për t’iu bashkuar Komisionit të Rithemelimit të PD-së pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 Marsit.
“Nuk më shkon ndërmend të kandidoj tani, dua që të kthehet debati real dhe të dëgjojnë që ka një shpresë. Besoj se si çdo gjë në jetë ka zhvillime, etapa, një minimum dhe maksimum, tani situata ka shkuar në maksimum dhe PD nuk mund të mbahet kur nuk ka mbështetjen e shumicës.
Në të Durrësit menduam që është jetike të qartësojmë qëndrimin e PD mbi një projekt që është i mbyllur, porti do të thotë që janë marrë 81 ha tokë dhe u janë dhënë disa oligarkëve, është afera më e madhe strategjike dhe opozita duhet ta bëjë transparente dhe qëndrimi jonë ka qenë 81 ha t’i kthehen qytetarëve, unë kam thënë që PD duhet të ecë përpara dhe jo pas”, tha Duma.