Protesta e organizuar sot (9 mars) përpara kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës, duket se ka reflektuar në kompanitë e karburanteve.
Nga vëzhgimi i bërë një ditë më parë, rezultonte se Gega Oil, e çoi çmimin e naftës, deri në 265 lekë për litër. Ndërsa sot, vetëm pak orë pas përfundimit të protestës qytetare çmimi është ulur me 20 lekë dhe ka shkuar në 245 lekë për litër.
Edhe pse ulje simbolike, kjo tregon se protesta ka filluar të janjëpë efektet e para.
Çmimi i karburanteve ka pësuar rritje të ndjeshme përgjatë ditëve të fundit, duke bërë që qytetarët të revoltohen dhe të dalin në protestë.
Për më shumë se tre orë ata dolën sot në rrugët e Tiranës, duke bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve. Qytetarët kërkuan uljen e çmimit të naftës, ose kryeministri të japë dorëheqjen.