Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt i është dorëzuar autoriteteve italiane ashtu sikurse bëri me dije përmes një letre të hapur.
Sakaq, zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi shprehet i çuditur për faktin që opozita protestoi para ministrisë së Brendshme.
“PD protestoka kundër vetëdorëzimit te drejtësia të Agron Xhafajt”, shkruan me nota ironie Koçi ndërsa pyet se kur do vetëdorëzohet kreu i PD Lulzim Basha.
“Po Basha kur do vetëdorëzohet? Basha s’ka bërë asnjë ditë burg për aferën e Rrugës së Kombit!”, thotë në komentet e tij zv.ministri.