Presidenti rus Vladimir Putin ka drejtuar një kamion ‘Kamaz’ duke përuruar urën e re në Krime pa vënë rripin e sigurisë, gjë e cila është në kundërshtim me ligjin në Rusi.
Ura e re nga Rusia për në gadishullin e aneksuar të Krimesë është hapur të martën gjashtë muaj përpara afatit.
Por shumë media në Rusi kanë vënë theksin te Putin, i cili po drejtonte automjetin përgjatë urës pa rripin e sigurisë.
Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina më 2014, që shkaktoi përçarje dhe sanksione nga Perëndimi.
Të martën, Ukraina akuzoi Rusinë për thyerje të ligjit ndërkombëtar me hapjen e urës.
Për makina ura do të hapet të mërkurën.