Aktivistë grekë të “Lëvizja për Ringjalljen e Vorio-Epirit”, të lidhur me nazistët e “Agimit të Artë”, kanë dje festuar në fshatin Bularat të Gjirokastrës 104 vjetorin e aneksimit të jugut të Shqipërisë nga Greqia. Me flamuj dhe simbole të vorio-epirit, grupi i udhëhequr nga Mondi Kolila festoi në tokën shqiptare pushtimin e jugut.
Në tubim kishte edhe shtetas grekë të ardhur nga Athina, Selaniku, Janina dhe Igumenica. Organizimi u bë në bashkëpunim me Bashkinë Dropull, ku të pranishëm ishin kryetari i bashkisë, Arqile Deçka, nënkryetari dhe përgjegjësi i kulturës.
Simbolet verio-epirote janë vendosur në muret e ndërtesës së Qendrës Kulturore të Dropullit por nuk kanë qëndruar aty më shumë se disa orë pas aktivitetit festiv të ekstremistëve grekë.
(Flamuri i vorio-epirit i vendosur në Bularat të Dropullit)
Kjo pasi rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, aktivistë dhe veprimtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar (LSHB) me në krye kreun e grupit, Kastriot Berisha (Tahir Veliu), kanë hequr simbolet greke si dhe kanë dënuar organizimin e kësaj përkujtimoreje në territorin shqiptar.
(Në vendin ku ishte flamuri i vorio-epirit shfaqet kreu i LSHB, Kastriot Berisha me flamuri kuq e zi)
Ata i kanë bërë thirrje autoriteteve të Tiranës të marrin masa të ndalojnë në të kaluarën aktivitetet e “Agimit të Artë” në tokën shqiptare.
Përshëndetje Shqiptarja, u bëj me dije se flamuri irredentist i “Vorio-Epirit” i vendosur këto ditë nga organizatat ekstremiste greke në Bularat të Gjirokastrës, u hoq sot në orët e para të mëngjesit nga aktivistët e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar./shqiptarja.com