Pak ditë më parë në skenën e Eurovizionit, përveçse tre shqiptarëve që konkurruan për shtetet të ndryshme hipi edhe një shqiptar i katërt.
Konstanin Bouki është 30-vjeçari që hipi në skenë teksa këndonte këngëtarja britanike, SuRie, duke ia rrëmbyer mikrofonin kësaj të fundit.
Konstanin Bouki ka emigruar në Londër prej disa vitesh dhe e quan veten rreper, filozof dhe adhuron marksistët dhe Che Guevaran.
Në intervistë për Top Channel, ai deklaron se gjesti i tij ka ardhur në një formë revolte kundër korrupsionit dhe shtypjes së njerëzve nga pushteti.